Covid-19, forcat ajrore italiane marrin në Rinas dy italianë të infektuar

Një avion ushtarak italian ka bëri riatdhesimin e dy pacientëve me Covid-19 që gjendeshin në Shqipëri.

Italianët e infektuar janë transportuar nga Brigada 46 ajrore e Pisas, ndërsa pas një orë fluturimi u janë dorëzuar autoriteteve shëndetësore italiane, raporton Ora News.

Transporti i tyre u bë mesnatën mes së shtunës dhe të dielës, ndërsa sipas asaj që raporton Ministria italiane e Mbrojtjes, nga 23 tetori, 1141 ushtarë, 366 mjekë dhe 700 infermierë po punojnë në transportimin e qytetarëve të infektuar me Covid.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komanda Operative e  Forcave të Armatosura, për këtë qëllim, ka në dispozicion 73 mjete fluturuese, përfshirë dhe 322 automjete për transportin e materialit mjekësor dhe mbrojtjes individuale, shkruan Ora News..

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç këtyre, Ministria e Mbrojtjes në Itali ka vënë në dispozicion 18 struktura logjistike të Forcave të Armatosura me funksionin “Hotel Covid” për një total prej 2,353 vendesh për pacientët në karantinë, 4 spitale fushore dhe rreth 152 vende në spitalin ushtarak Celio në Romë dhe në qendrat spitalore ushtarake të Milanos dhe Tarantos.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?