Home Bota Deklarata &#8...

Deklarata “bombë” e Macron: Trupat e NATO-s mund të futen në Ukrainë

44
0

Dërgimi i trupave perëndimore në terren në Ukrainë nuk duhet të përjashtohet në të ardhmen. Kështu tha presidenti francez Emmanuel Macron të hënën në mbrëmje. “Një deklaratë jashtëzakonisht e saktë dhe jashtëzakonisht e rrallë, në Europë nuk ishte dëgjuar asnjëherë një fazë e tillë, as verbalisht”, tha të martën më 27 shkurt, Peer De Jong, nënkryetar i institutit Themiis, specialist në gjeopolitikë dhe ish-kolonel i trupat detare. “Një fjali tronditëse”, shtoi ai.

Është një angazhim jashtëzakonisht i fortë dhe i adresuar qartë ndaj rusëve”, vazhdon të shpjegojë specialisti ushtarak. Kjo çështje e dërgimit të trupave tokësore është një nga opsionet. “Nëse të tjerët pohuan se nuk kishte konsensus për çështjen e dërgimit të trupave ushtarake në Ukrainë, presidenti francez vazhdoi të rikonfirmonte një formë vendosmërie në lidhje me ofensivën ruse”, nënvizon Peer De Jong.

Sot, nuk ka fare plan për dërgimin e trupave tokësore në Ukrainë, veçanërisht pasi 27 vendet duhet të bien dakord,” tha nënkryetari i institutit Themiis. Emmanuel Macron po përpiqet të pozicionohet në ballë të mbështetjes për Kievin. “Ne shohim se Franca po merr drejtimin e situatës, për të ofruar mbrojtje në Europë”, thotë specialisti. “Presidenti Macron padyshim dëshiron të shfaqet si një lloj organizatori në betejën antiMoskë, që kur Rusia ka pushtuar Ukrainën”, përfundon ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit