Deputeti Bushati nxjerr dokumentin me firmën e Ramës, e zë ngushtë

Në Komisionin Hetimor për Incerenatorët, deputeti demokrat Helidon Bushati nxorri dokumentin e firmosur nga vetë Rama. Bëhet fjalë për draft-kontratën e koncensionit të Inceneratorit të Elbasanit, botuar në Fletoren zyrtare ku ky draft nuk kishte asnjë logo zyrtare dhe e firmosur nga Edi Rama.

”Kjo është fleta e parë e kontratës së Elbasanit dhe është Republika e Shqipërisë pa stemë, pa asgjë fare dhe është draft-kontratë koncesioni. Kjo është ajo zyrtarja.

Tani kalojmë dhe desha të prek pjesën e estetikës që ju e përmendi dhe mundoheni që ta shprehni pjesën estetike, ju si lider europian a është bukur që emri juaj të jetë tek publikimet zyrtare, përmbi tek një draft kontratë koncesioni?

Swiss Digital Desktop Reklama

Një kryeministër të jetë përmbi një draft-koncesioni? Është risi europiane që kryeministri në Fletoren zyrtare të vendit e vendos emrin në një draft kontratë. Turp më të madh sinqerisht nuk ka”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?