Home Aktualitet Deputeti serb...

Deputeti serb: Vuçiç po sakrifikon rininë, të japë dorëheqjen pasi është gjeneratori i konfliktit

26
0

Zërat kundër presidentit serb, Aleksandër Vuçiç kanë ardhur edhe nga vetë politika atje. Deputeti Srdjan Milivojeviç, duke iu referuar ngjarjeve të fundit, thotë se Vuçiç ka sakrifikuar rininë serbe në Kosovë. Për këtë arsye, ai kërkon që presidenti Vuçiç të japë dorëheqjen.

“Nëse Radoiçiç ka marrë pjesë në atë akt të çmendur, atëherë është plotësisht e qartë se pas gjithçkaje qëndron regjimi në Beograd i drejtuar nga Aleksandër Vuçiç. Po ta kishte organizuar Radoiçiç apo dikush tjetër pa pëlqimin dhe urdhrat e Beogradit, ai tashmë do të ishte arrestuar ose do të ishte fundi për Vuçiç-in.

Pas luftës njëditore mes Vuçiç-it dhe Kurtit, Serbia humbi. A beson dikush më se Vuçiç është faktor paqeje në Serbi dhe në rajon? Është vërtetuar se Vuçiç është gjeneratori i konfliktit dhe shkaktari i problemit dhe nëse ka ndonjë moral do të duhej të jepte dorëheqjen sepse sakrifikoi serbët në Kosovë”, tha Milivojeviç.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit