Home Bota ”D*gjet...

”D*gjet” Greqia, sherr me policinë në marshimet në kujtim të vr*sjes së 15-vjeçarit

194
0

Athina dhe Selaniku janë ndezur në flakë, pasi marshimet për të përkujtuar 15-vjetorin e vrasjes së 15-vjeçarit Alexandros Grigoropoulos përfunduan në përplasje me policinë.

Në Athinë një grup personash dogjën kazanët e mbeturinave në rrugën Benaki dhe thyen xhamat e dy dyqaneve në Exarchia, ndërsa më herët u vunë flakën edhe kazanëve në lartësinë e Hipokratit.

Forcat e policisë u kundërpërgjigjën duke hedhur granata trullosëse dhe gaz lotsjellës, ndërsa nisën kërkimin për gjetjen dhe arrestimin e tyre në rrugët e ngushta të Agios Dimitrios. Në Athinë që nga mëngjesi janë arrestuar të paktën 47 persona.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit