Dhurata që Biden i bëri Putinit, janë dy simbole të…

Takimi i presidentëve të dy vendeve superfuqike, ka ”pushtuar” çdo media në botë. Me mijëra lajme për takimin prej afro 4 orësh mes Presidentit të SHBA-së, Joe Biden me homologun rus, Vladimir Putin. Këtë herë lajm janë bërë dhuratat.

Dy dhurata që përfaqësojnë kulturën amerikane, si pjesë e samitit të tyre në Gjenevë, tha Shtëpia e Bardhë u dhuruan Putinit.

Sipas raportit të fundit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Biden i dhuroi presidentit rus “një palë syze aviator me porosi të bërë nga Randolph USA” dhe një “skulpturë kristali të një bizoni amerikan”.

Presidenti amerikan është fotografuar shpesh me syze dielli aviator, ndërsa është duke udhëtuar.

SHKARKO APP