Home Bota Dimri i vërte...

Dimri i vërtetë! Moti shkon në -58 gradë celsius

81
0

Moti Arktik ka përfshirë një pjesë të Rusisë sot me temperaturat në zonat e Siberisë që ranë në -58 gradë celsius. Pamjet me dron treguan qytetin Yakutsk, një nga qytetet më të ftohta në botë, i cili shtrihet rreth 5,000 km në lindje të Moskës, të mbuluar nga retë e ngrira dhe mjegulla.

“Unë erdha posaçërisht këtu në Yakutsk për të përjetuar një mot të tillë, kështu që unë jam me fat”,-tha Danila. Dy palë doreza ishin thelbësore, si dhe shtresat e rrobave.

Temperaturat në pjesë të Republikës Sakha, një rajon i gjerë pak më i vogël se India që ndodhet në pjesën verilindore të Siberisë, ranë nën minus 55 gjatë natës.

Në Oymyakon, një vendbanim në Sakha, temperatura ishte minus 58 C të martën. Parashikuesit e motit thanë se do të ndjehej si minus 63 C duke pasur parasysh lagështinë dhe erën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit