Dita e parë e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, Kosova në mesin e 28 shteteve që arritën të marrin medalje, Majlinda Kelmendi zhgënjen!

Dita e parë e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” ka njohur edhe fituesit e medaljeve të para në disa sporte.

Deri më tani është Kina që udhëheq me 3 medalje ari dhe 1 bronzi, ndërkohë që e ndjekin Italia dhe Japonia. Mes 28 shteteve që arritën të fitojnë medalje në ditën e parë të Olimpiadës është edhe Koova, që me anë të xhudistes Distria Krasniqi “rrëmbeu” medaljen e artë.

Ndërkohë, zhgënjyese ishte paraqitja e xhudistes tjetër kosovare, Majlinda Kelmendi, e cila u eleminua në raundin e parë të kategorisë 52 kilogram. Ajo u mposht nga hungarezja Reka Hupp, duke i dhënë fund aventurës në Tokio./D.M-Kohajone

SHKARKO APP