Dom Gjergj Meta mbështet qytetarët e Rrëshenit në protestën kundër rritjes së çmimeve (VIDEO)
Politikë E Enjte, 10 Mars 2022 17:45
Pjesë e protestës qytetare që po mbahet edhe në Rrëshen, është edhe Dom Gjergj Meta. Ipeshkv i Dioqezës së Rreshenit, shihet krah qytetarëve që kanë dalë për të kundërshtuar rritjen e frikshme të naftës dhe të ushimqeve bazë. Mësohet se Dom Gjergj Meta ka qenë duke udhëtuar me autobuz, kur nisi protesta me bllokimin e rrugës, dhe i gjendur në këtë valë protestash, ai është bashkuar me qytetarët.