Durrës/ Voton kandidati i PD-së, Luan Hoti: Ti japim fund pengmarrjes
Kandidati i PD-së për bashkinë e Durrësit, Luan Hoti hodhi votën për zgjedhjet vendore. Apeli i tij është që qytetarët të votojnë masivisht për ti dhënë fund pengmarrjes së qytetit.
“I ftoj të dalin të votojnë si njerëz të lirë, të votojnë për familjet e tyre, fëmijëve të tyre, të ardhmen së këtij qyteti. Të votojnë për ti dhënë fund marrjes peng të Durrësit dhe bashkinë t’ua rikthejmë qytetarëve”.
Kandidati Hoti ka votuar në një nga QV që ndodhet në godinën e universitetit ”A.Moisiu” në Currila dhe pjesëmarrja deri në këto momente është e pakët.