Dy të rinj nxirren të gjallë nga rrënojat e tërmetit në Turqi pas 12 ditësh

Pas 261 orësh nga tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë, dy të rinj të moshës 26 dhe 34 vjeç u nxorën të gjallë nga rrënojat e një spitali privat në qytetin turk të Hatay.

Ekipet e shpëtimit po punonin rreth ndërtesës së shembur kur dëgjuan një zë dhe gërmuan në atë drejtim. Sipas bilancit të fundit, të publikuar nga burime mjekësore, viktimat e tërmetit me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt ka shkuar në mbi 41 mijë. Në Turqi, të vdekurit e konfirmuar janë 38,044, ndërsa në Siri 3,688.

SHKARKO APP