Home Bota E papritur! P...

E papritur! Presidenti iranian shtyn takimin zyrtar me Erdoganin

76
0

Vizita e presidentit iranian Ebrahim Raisi në Turqi është shtyrë, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, pa dhënë arsye.

“Vizita ishte planifikuar për të martën, por ajo u shty për një datë tjetër”, njoftoi Tasnim.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha në fillim të këtij muaji se Raisi do të vizitojë Turqinë në fund të nëntorit, për të zhvilluar bisedime mbi situatën në Rripin e Gazës.

Zyra e presidentit turk Erdogan nuk bëri të ditur arsyen e shtyrjes së vizitës.

Në anën tjetër, Izraeli akuzon vazhdimisht Iranin për përfshirje dhe financim në sulmet vdekjeprurëse të Hamasit në Izrael.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit