E papërshkrueshme atmosfera e pritjes së Kryeministrit Rama në Athinë! Mijëra e mijëra shqiptarë të Athinës në takim
Athina po flet sot shqip!
Ka nisur në një atmosferë shpërthyese takimi i Kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë. Mijëra e mijëra shqiptarë të Greqisë janë mbledhur në stadium.
E papërshkrueshme atmosfera! Në mes të Athinës, Shqipëria ulet kembëkryq.
Romina Kuko, me origjinë greke, zv/ministre e brendshme foli shkëlqyer dhe me pasion të madh shqiptar dhe me shpirt grek, e cila u duartrokit nga mijëra pjesmarrës. Po kështu edhe ministrja e shtetit Elisa Spiropali ngriti peshë zemrat e pjesmarrësve.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, tha para emigrantëve shqiptarë në Athinë se shqiptarët e Greqisë janë pasqyra më besnik e asaj që është populli shqiptar.
“Me këto negociata ne duhet të zgjidhim edhe problemet e pakuptimta që politika krijon vetëm për arsye elektorale midis dy popujve tanë. Shqiptarët e Greqisë janë pasqyra më besnik e asaj që është populli shqiptar.
Ju i treguat popullit grek se sa të ndryshëm ishit me të cilën iu nxiu balta politike dhe mediatike në vitet ’90. Ju jeni sot shembulli i integrimit.
Askush nga ju nuk mund të shikohet nga lart poshtë dhe kushdo që e bën e bën vetëm për arsye nacionaliste. Shqipëria është njësoj si ju! Shqipëria sot flet me zërin e sovranitetit të saj dhe dorën e shtrirë të miqësisë ndaj popullit vëlla grek”, tha ai midis të tjerash.