Kryeministri Edi Rama: Vaksinim edhe me detyrim!

Vala e vjeshtës e Covid-19 apo siç po lajmërohet nga shumë shtetit e variantit DELTA, me sa duket, do jetë beteja e fundit me këtë virus vdekjeprurës. Gjithnjë nëse nuk përhapet prapë ndonjë mutacion i ri virusi.

Disa shtete europiane po marrin masa radikale. Në Kosovë numri i të prekurve dhe të vdekurve po rritet në mënyrë të frikshme. Vetëm në 24 orët e fundit u ndanë nga jeta 36 kosovarë, çka jep alarmin edhe për Shqipërinë.

Nëse në Kosovë ka rritje të frikshme, nuk ka mundësi që në Shqipëri të mos kemi shqetsime apo shtim rreziku, edhe për faktin se pothuaj gjysma e kosovarëve ishin në pushimet e verës në bregdetin shqiptar.

Ndaj duhet që qeveria shqiptare ose me saktë Komiteti i Ekspertëve të vendosë masa drastike, duke filluar me vaksinimin me detyrim për një kategori njerëzish.

Kryeministri në komunikimin në facebook me qytetarët tha se “Bëhet fjalë për të kufizuar këtë dritare kohe. E dyta është me rëndësi dhe duhet të komunikojmë me rektoratin mund të vijë momentin, duke pas parasysh se çfarë po ndodh dhe rritjen e numrave. Duke pasur parasysh variantin e ri Delta. Mund të vijë momenti që studentët, që hyjnë në auditorë, vaksinimi të jetë i detyrueshëm. Duhet të aplikohet vijimësisht që në mënyrë që nëse vjen momenti të mos ketë dua apo nuk dua. Sepse të gjithë ata kanë përgjegjësi. Se të tjerët nuk mund ti marrin në qafë.

Nuk mund të kemi një përshkallëzim dhe pastaj të shkojmë në masa që nuk mund të kthehen kurrë në Shqipëri. Edhe për pedagogët duhet bërë e njëjta gjë. Studentët dhe pedagogët që hyjnë në auditore kanë përgjegjësi. Vaksina bën që ta kalosh më lehtë. Askush nuk ia ka borxh dikujt të shkojnë në spital sepse dikush thotë nuk dua ka shtuar më tej Rama.

Dhe ka të drejtë kryeministri.

Për punonjësit e shtetit, kudo qofshin, pra ata që marrin rrogën nga shteti duhet të vaksinohen me detyrim. Edhe studentët, pedagogët dhe stafi ndihmës duhet të vaksinohen me detyrim. Universitet shtetrore apo private, kudo e kushdoqoftë.

Po kështu edhe sejcili qytetar që ka punë në zyrat e shtetit, kur ka hall, duhet të jetë i vaksinuar.

Nëse nuk vendosim rregulla strikte, ndonëse jo krejt demokratike, nuk mund ta luftojmë virusin dhe të shpëtojmë jetë.

Në kohë LUFTE si rregull kufizohen disa liri dhe të drejta të NJERIUT.

A nuk është luftë edhe beteja me Covid-19 dhe me variantin e ri DELTA?!

SHKARKO APP