120 euro për tampon, Tavo: Edhe vaksina do jetë me para? Maqedonia e Veriut e ka falas

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo përmes një postimi në facebook, ka komentuar lajmin se Maqedonia e Veriut do të japë falas vaksinën kundër Covid-19. Sipas tij në Shqipëri testi për koronavirusin është 120 euro, ndaj dhe shtron pyetjen sesi do të veprohet për vaskinën.

”Testimet duhet të jenë falas. Vaksinat duhet të jenë falas. Është DETYRË e qeverisë. Të mbulohen nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Papërgjegjshmëria që shoqëroi qeverinë në përballimin e pandemisë, të mos vazhdojë dhe të mos rrezikohë më jetë njerëzish”,- shprehet Vangjel Tavo.

Postimi i plotë i Vangjel Tavos në Facebook:

“Vaksina kundër koronavirusit, falas në Maqedoninë e Veriut. Ja një qeveri e përgjegjshme dhe transparente. Mori masat e duhura për shtetasit e saj.

Çfarë po bën qeveria jonë për vaksinat e gripit dhe Covid? Apo ka ndërmen t’ua shesi shqiptarëve siç po bën me testin? 120 euro për tampon. Duke i zhvatur shqiptarët edhe në ditët më të vështira.

Testimet duhet të jenë falas. Vaksinat duhet të jenë falas. Është DETYRË e qeverisë.

Të mbulohen nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Papërgjegjshmëria që shoqëroi qeverinë në përballimin e pandemisë, të mos vazhdojë dhe të mos rrezikohë më jetë njerëzish!”.

SHKARKO APP