Kryeministri drekon në Dardhë mes lumit të rakisë, verës franceze dhe mishit të lepurit

Kryeministri Rama  sot pasi ka dhënë porositë në Korçë si diku Enver Hoxha kur shkonte në Drilon, ka marrë udhën për në Dardhë të Korçës, një vend jashtëzakonisht turistik, ku parajsa aty rri dhe fle.

I shoqëruar nga dhjetra e dhjetra gardistë e qindra forca policie përgjatë malit që të çon në Dardhë, ai ka shkuar për të drekuar në restorantin dhe hotelin më të mirë të Dardhës.

Ja se ç’shkruan kryeministri pas drekës së bollshme e të shijshme:

“Dardhë, Korçë – Në ngrohtësinë e mikpritjes së familjes Tasho, e cila me vizion e punë të palodhur ka krijuar një destinacion special turistik, duke e kthyer dëborën në instrument ekonomik përmes një piste shumë të frekuentuar skish, që e ka rritur papushim fluksin e vizitorëve dhe ka vendosur në rendin e ditës domosdoshmërinë e një mbështetjeje të konsiderueshme nga qeveria, përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimi”.

Mësohet nga korrespodenti ynë në Dardhë se në çdo shkurre përgjatë rrugës Korçë-Dardhë rrinte fshehur një rojë me armë nga frika e ndonjë të pabëre!

Siç duket dhe në video kryeministri afër një oxhaku që shpupuriset jep udhëzimet e fundit ministrit Peleshi, i cili kishte nxjerrë forcat ushtarake në zonë,  po kështu edhe drejtorit FSHZ, një burrë rilindas që çon fondet ku ia kërkon partia si dhe që nuk falet kurrë pesë në ditë; më pas Rama tregoi batuta, të cilat pas një dreke me mish lepuri dhe me fruta ekzotike, rrjedhin nëpër stomakun kryeministror si rakia dhe vera e shtrenjtë franceze që u derdh lumë gjatë drekës.

Pas drekës kanë nxjerrë një video pune!

Zona e Dardhës ndjehet e sigurtë sot dhe sonte, tregon korrespodenti ynë, sepse qindra forca policie në të ftohte akull e borë ruajnë Udheqësin e Madh të Partisë dhe popullit shqiptar.

SHKARKO APP