A do ti përsëris zgjedhjet Celibashi dhe Kolegji Zgjedhor?

Në historinë e këtyre 30 viteve, opozita thotë se nuk ka patur asnjëherë kaq manipulim dhe blerje votash në mënyrë pothuaj masive, sa në zgjedhjet e 25 prillit.

PD ka kërkuar përsëritjen e zgjedhjet në 9 qarqe, pasi ka paraqitur prova të pakundërshtueshme në bindjen e saj për zgjedhje të blera dhe të tjetërsuara, kurse LSI deri tani ka kërkuar përsëritjen në qarkun e Gjirokastrës. Por ka gati edhe për qarqet e tjera.

Ndërkohë kryeministri Rama e quan të mbyllur këtë histori.

Por do jetë Celibashi, si Komisioneri Shtetror i Zgjedhjeve, e me pas Kolegji Zgjedhor para vendimit më të rëndësishëm të jetës së tyre. Ata do të duhet të vendosin mes ligjit e ndergjegjes dhe presionit qeveritar.

Ata kanë në dorë se si duhet të vendoset nëse ka shpresë Shqipëria apo të emigrojmë dhe t’ia lemë vendin mafias dhe politikanëve diktatorë.

Ata do kujtohen gjatë në historinë e Shqipërisë, për mirë apo për keq, por ama do mbahen mend emrat e tyre!

SHKARKO APP