A mund ta mbrojë kalorësi i betuar i kishës ortodokse greke sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë?!

Heshtja e kryeministrit Rama, bile aprovimi i tij ndaj veprimit grek që dekretuan marrjen e 12 miljeve territori shqiptar, ka shkaktuar zemërim mbarëkombëtar.
Ish-deputeti i PS-së, Taulant Dedja pyet: A mund ta mbrojë kalorësi i betuar i kishës ortodokse greke sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë?!
Më tej ish-deputeti socialist shkruan: “Të gjithë faktorët institucionalë dhe politikë në Shqipëri, të shprehen menjëherë dhe të deklarojnë pozicionin e tyre në raport me veprimin e njëanshëm të Greqisë në lidhje me kufirin mes dy shteteve. Nëse do fshehë dikush kokën si struci, do të thotë që e ka futur në “thes” Athina. Nuk ka nevojë për luftë, se për fat të keq s’ka as ushtri. Duhet thjesht përgjigje me veprime ligjore reciproke!”- përfundon Taulant Dedja, që njihet si socialist 24 karatsh dhe që nuk ka asnjë lidhje me Rilindjen.
Rrjetet sociale ziejnë për këtë tradhti të madhe ku merret përdhunshëm territori shqiptar, nga shteti grek e nuk ka asnjë kundërshtim nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, pasi ai e di se çka thur me palën greke kur ishte në Athinë.

SHKARKO APP