A të sjell në pushtet udha e konfrontimit?

Editorialin e shikoni duke klikuar videon!

A të sjell në pushtet udha e konfrontimit?

A të sjellë në pushtet udha e konfrontimit?

Ka 34 vite në pluralizmin shqiptar që sa herë është tentuar të përdoret rruga e konfrontimit nuk e ka sjellë në pushtet konfliktsjellësin. Qytetarët edhe kur janë të mërzitur me një qeveri të caktuar asnjëherë nuk votojnë atë që krijon sherrnajë.

Ndaj edhe kjo strategji e këtyre ditëve e PD dhe e zotit Berisha me thirrjen e tyre drejtuar militantëve që të vijnë në Tiranë me datë 7 tetor sepse do bëhet nami kundra qeverisë; po krijon një frikë edhe te ata që nuk e duan Edi Ramën.

Protestat janë ilaçi më i mirë i një demokracie funksionale, ndaj thirrja e PD mbetet një e drejtë e ligjshme. Por konatacioni dhe skenarët që pjestarë të kupolës drejtuese të selisë Blu, po tregojnë nën zë, se me 7 tetor do digjet Tirana; kjo do ta dërmojë partinë demokratike. Në pamje të parë duket sikur këto thirrje bëhen për të zgjuar demokratët e zhgënjyer me Selinë Blu, ndonëse nuk është tamam kështu sepse këtë herë ka një skenar të vërtetë përplasje fizike.

Drejtues të caktuar të PD flitet se kanë nisur sms drejt disa bazave demokrate që të cilat kanë prodhuar vetëm zjarr dhe luftë në Tiranë me thirrjen se merni çdo mjet lufte ndaj regjimit!

Ndërkohë ndërkombëtarët janë kategorikisht kundër dhunës fizike dhe shkatërrimit të kryeqytetit.

E fund në Shqipëri asnjëherë nuk ka ardhur në pushtet një parti politike nëqoftëse nuk ka patur pro edhe amerikanët.

Në këtë rast dhe në këto zgjedhje SHBA duket hapur se është kundra Berishës. Kjo e bën PD edhe më të vogël se sa ka qenë ndonjëherë, por këtë në PD duan ta kompensojnë me zjarr në Tiranë.

Nëse njerëzit të besojnë se duhet të vish në pushtet nuk ka nevojë për rremujë dhe shkatërrim në Tiranë.

Ndaj me 7 tetor mos digjni Tiranën!

SHKARKO APP