A zgjidhin gjë protestat e rrugëve?

Editorialin e shikoni duke klikuar videon!

A zgjidhin gjë protestat e rrugëve?

PD duket e vendosur në bllokim rrugësh. Me sa duket iu duket strategji që bllokon kryeministrin.

Por në të vertetë nuk vihet në pushtet me këtë formë  reagimi. Mbetet reagim demokratik, por në kushtet e Shqipërisë nuk zgjidh asgjë.

Njërëzit janë të lodhur me pushtetin, por edhe të mërzitur dhe mosbesues me Partinë Demokratike dhe krejt Opozitën.

Votuesit duan alternativë, duan njerëz të rinjë, duan fytyra të reja drejtuese politike dhe nesër edhe ato ekzekutive, por nuk duket asgjë në horizont.

Edhe 6 muaj dhe shkohet në kutitë e votimit. Ndërkohë PD-ja ka filluar të ndez molotovët dhe të bllokojë rrugët me shumë për të karikuar votuesit e saj tradicionalë se sa të motivojë pjesën gri të votuesve.

Nëse shkohet kështu në zgjedhje, me votues fanatikë është e sigurtë se do jetë që prapë Edi Rama i fiton zgjedhjet.

Socialitët janë me të unifikuar dhe janë si një ushtri e rreshtuar direkt për të kutia e votimit, kurse radhet demokrate janë shpartalluar prej luftës së pushtetit, por kryesisht për fajin e tyre se u bënë lëmsh duke u rrahur me njeri tjetrin ndër vite.

Partia Demokratike ka një rritje kuotash politike, por jo aqsa të rrëzojë pushtetin e PS.

Demokratët dhe njerëzit pa parti duan një emër që t’i udhëheq në zgjedhje, por jo një emër të djegur nga amerikanët dhe nga vetvetja.

Votuesit kanë nevojë për tu nxitur me besim që të turren drejt kutive të votimit, por nuk shkojnë për të njëjtat fytyra 30 vjeçare.

Opozita është në limitet e fundit për të gjetur emrin e kandidatit për kryeministër, një figurë që motivon, dhe jo emra që kanë bërë lëmsh Shqipërinë ndër vite.

Ndaj edhe bllokimet e rrugëve dhe molotovët nuk zgjidhin gjë, kur përpara kanë një pushtet të blinduar të kryeministrit Rama.

Duhet besim, por besimi nuk vjen nga e njëjta fytyrë politike që nuk ka se cfarë të jap me tepër për vendin.

SHKARKO APP