Akti kriminal dhe përdorimi politik ditor!
(Ky editorial shikohet më i plotë si video ndaj kliko)
Sulmi, sot, ndaj një prej avoketërve të zotit Berisha, pikërisht ndaj Sokol Mëngjesit, është sulm kriminal, i dënueshëm nga çdo shqiptar.
Këto janë akte makabre të cilat policia e shtetit duhet ti gjejë dhe dërgojë para drejtësisë.
Avokati Sokol Mëngjesi është sulmuar egër nga tre persona për të cilët po punohet për ti kapur, por ndërkohë mësohet se avokati i nderuar është në gjëndje jo të mirë shëndetsore për shkak të dëmtimëve në kokë.
Të gjithë po lutemi për avokatin që të sherohet dhe të kthehet në normalitet, sikurse krejt publiku kërkon nga policia e shtetit zbardhjen e plotë, të saktë dhe të arrestojë personat kriminalë.
Ndërkohë politika e ditës po mundohet ta shfrytëzojë këtë akt barbar në shërbim të interesit personal.
Nga Selia Blu dolën akuza se ky sulm është porositur nga kryeministri Rama sepse ai është avokat i ish-kryeministrit Berisha.
Sokol Mëngjesi mbetet një prej avoketërve me profesionistë në Shqipëri, njeri me personalitet të lartë publik. Por që ta akuzosh kryeministrin, apo kushdo të ishte kryeministër, se ai ka dhënë urdhër të masakrojë avokatin e liderit e Opozitës, kjo është pa logjikë, sepse nuk ka asnjë sens apo interes që shefi i qeverisë apo dikush nga mazhoranca të kryejë një akt të tillë të gjithëdënueshëm nga publiku.
Në lidhje me këto sulme të PD ka reaguar sot ministri brendshëm Taulant Balla. Ministri shkruan: Lexoj që zotëria i penxheres së drejtësisë ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave të tij për të sulmuar kryeministrin si urdhëruesin e një sulmi kriminal ndaj njërit prej avokatëve të tij, zotit Sokol Mëngjesi.
Ngjarja e ndodhur në mëngjes është në ndjekje nga Policia e Shtetit, e cila tanimë ka identifikuar njërin prej të tre autorëve dhe po punon për identifikimin e dy të tjerëve.
Kam komunikuar edhe personalisht me kolegët e avokatit sapo kam marrë dijeni dhe i falenderoj për disponimin qytetar në funksion të sqarimit të ngjarjes. Kam komunikuar edhe me mjekun që po kujdeset për shëndetin e avokatit.
Duke i uruar shërim të shpejtë zotit Sokol Mëngjesi, shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor!- përfundon ministri i brendshëm, i cili është më i interesuari se kushdo që të kapen autorët, pasi çdo vonesë shkon në minuse për ministrin.
Ndaj le të lutemi për Sokol Mëngjesin dhe të mos bëjmë politikë në këto çaste kur ai po lufton me vdekjen.
Lufta politike le të bëhet e fortë dhe e rreptë, por jo deri këtu sa shfrytezohet jeta e një njeriu për interesa politike.