Autobusët apo mesazhi i kryeministrit kishte rëndësi?
(Ky editorial mund të shikohet më i plotë si video ndaj kliko)
Mitingu i kryeministrit Rama në Athinë ishte plot e përplotë me njerëz. Por më e rëndësishme se pjesmarrja ishte mesazhi që dha shefi i qeverisë shqiptare.
Publiku nuk mban mend, sa veta ishin, por ato që deklaron personi që drejton qeverinë e shtetit shqiptar. Dhe ato çfarë tha Edi Rama ishin mesazhe të forta, të guximshme. Ishin realiste ndaj jo vetëm ata që ishin në miting porse krejt shqiptarët duartrokitën ato që nxori nga goja kryeministri. Në Tiranë opozita merret përditë me numra apo duke kërkuar ndonjë autobuz që na paska shkuar në Athinë atë ditë. Kur një politikan thotë ato fjalë të cilat kanë mbetur në çdo mendje shqiptari, opozita duhet ta pranojë se kryeministri na nderoi vendin. Opozita kështu bëhet më e besueshme dhe alternativë pushteti.
Nuk po ndodh kështu!
Mesazhet e kryeministrit në mes të Athinës ishin kombëtare dhe që asnjë nuk ka mundur ti thotë nga Tirana e jo më nga kryqyteti grek. Ai u përmendi grekëvë; Ligjin e Luftës që ata e kanë akoma në fuqi, u tha për tokat çame, u tregoi se Heroina Kombëtare greke kishte gjak shqiptar, se Greqia ka keqpërdorur emigrantët, bile sakatuar vetëm se kërkonin për një jetë më të mirë.
U tha atyre live, kur mediat greke transmetonin gjithçka, se tani emigrantët shqiptarë të Greqisë janë të barabartë me grekët sepse kanë punuar e ndërtuar jetën aty, iu tha duke kërcënuar dhëmbët se jemi anëtarë të NATO-s dhe nuk guxoni te na bëni presion si dikur.
U foli si të ishte kryeministër i një shteti të madh.
Ndërkohë në Tiranë akoma opozita vazhdon të kërkojë nëpër skutat e stadiumit grek se kush vinte nga Shqipëria dhe kush nga ata jetojnë në Greqi.
Opozita më mirë do të bënte të ushtronte presion që si ta detyrojë qeverinë të fus në parlament ligjin që të votojnë emigrantët.
Kjo duhet!
Dhe jo duke bërtitur se kishte autobuzë me shumicë nga Tirana!
A na duhen autobuzat apo mesazhet e forta- kjo e ka përgjigjen: RAMA FOLI si për 100 vjet!