Bahri Shaqiri, kandidati fitues në Shijak, do jetë një prej ministrave më të rëndësishëm në Qeverinë e re
–Duke qenë se Shijaku është një zonë me vlera patriotike dhe me kontribute, por edhe herë pas here me probleme nga bandat më kriminale në vend, kandidimi i Bahri Shaqirit, duke patur përvojë si shef i shërbimeve sekrete shqiptare si dhe kandidat për ministër në një post të rëndësishëm, do të sjellë pas zgjedhjeve edhe arrestimin e bandave më kriminale që janë bërë njësh me Rilindjen. Partnerët e huaj shumë të interesuar në kandidimin e zotit Shaqiri
Zbulimi i emrave që do kandidojnë për deputet është një vlerë e asaj partie që ia paraqet elektoratit disa muaj më përpara e jo ditën e fundit, kur populli ndodhet para faktit të kryer.
Bahri Shaqiri do të jetë kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shijak. Ish-Këshilltari i Presidentit të Republikës për Sigurinë dje në një komunikim për mediat, ka zbuluar arsyet se përse ka zgjedhur që kontributin e tij politik ta japë në qarkun e Durrësit. Origjina e tij nga Shijaku, si dhe lidhja që ka me banorët zonës, veçanërisht pas tërmeteve të vitit të kaluar që dëmtuan këtë zonë, kanë bërë që kandidimi i tij të vijë si propozim i këtij komuniteti.
Ndërsa LSI e ka mbështetur pa asnjë rezervë si kandidat të saj, nisur nga vlerat intelektuale, lidhjet ndërkombëtare dhe raportet njerëzore që ka me banorët e kësaj zone. Bahri Shaqiri është një nga zyrtarët më korrekt në të gjitha funksionet shtetrore që ka mbajtur. Ai është ndër drejtuesit më jetëgjatë të Shërbimit Informativ Kombëtar, duke drejtuar këtë institucion prej tetë vitesh, nga viti 2005 deri në 2012. Në karrierën e tij është vlerësuar për punën në çështjen e sigurisë kombëtare, sfidave që ka kaluar vendi dhe rajoni. Nga shërbimet mike dhe partnere të Shqipërisë, vlerësohet si një prej zyrtarëve më të aftë dhe më profesionist të vendit. Bahri Shaqiri ka shërbyer si anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe për një periudhë të shkurtër si Zëvendësministër i Transporteve dhe Infrastrukturës. Hyrja e Bahri Shaqirit në politikë dhe kandidimi i tij në Qarkun e Durrësit vendos një standard të ri në politikën e partive kryesore në vend për përzgjedhjen e kandidatëve.
Në zgjedhjet e kaluara kandidatët e partive kryesore janë zbuluar vetëm pak orë para përfundimit të afatit në KQZ dhe votuesve u prezantohen emra që zakonisht i njohin vetëm kryetarët. Ndërkohë, kandidat si Bahri Shaqiri, me një karrierë të pasur në administratën shtetërore dhe strukturat që lidhen me sigurinë kombëtare, i bëjnë nder jo vetëm forcës politike që i kandidon, por edhe Parlamentit dhe institucioneve të shtetit. Profili i tij si zyrtar korrekt dhe një njeri që nuk është përfolur dhe akuzuar kurrë gjatë gati 30 viteve shërbim në institucione shtetërore, krijon një distancë të madhe me këdo nga njerëzit që Rilindja ka projektuar për Shijakun dhe Durrësin. Sipas dëshmive që nxori gazeta gjermane “Bild”, Rilindja e Edi Ramës fitoi Shijakun me banda, me trafikantë dhe me zyrtarë që vidhnin vota në bashkëpunim me krimin. Përballë kësaj lukunie rilindase ku shquhet vetëm përzierja e politikës me krimin, LSI ka vendosur njeriun që simbolizon shtetin, zbatimin e ligjit dhe sigurinë. Epërsia morale dhe profili i Bahri Shaqirin si njeriu korrekt dhe që ndodhet pranë njerëzve të Shijakut kur ata kanë nevojë, e klasifikon atë fitues të zgjedhjeve. Përveç kësaj Bahri Shaqiri projektohet edhe si një nga ministrat e ardhshëm të qeverisë së re të pas prill 2021.
Kandidimi i Bahri Shaqirit nuk është risia e vetme në zgjedhjet e 25 prillit nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. LSI ka nisur prej kohësh përgatitjet për fushatën e ashpër zgjedhore, duke përcaktuar një pjesë të drejtuesve kryesorë në qarqe dhe në zonat elektorale. Zgjedhjet e 25 prillit nuk do të jenë një shëtitje elektorale, por një betejë e fortë politike ku Rilindja do të përpiqet me çdo kusht të vjedhë dhe manipulojë. Për këtë qëllim, LSI ka zgjedhur në ekipin që do të garojë të ketë një gërshetim të figurave me kontribute politike në këtë parti, njerëzve me karrierë të spikatur shtetërore dhe të shoqërisë civile, si dhe prurjeve të reja.
Duke qenë zona e Shijakut, një vend me vlera patriotike dhe me kontribute, por edhe herë pas here me disa probleme me bandat më kriminale në vend, kandidimi i Bahri Shaqirit, duke patur përvojë si shef i shërbimeve sekrete shqiptare si dhe duke një kandidat për ministër në një post të rëndësishëm, do të sjellë pas zgjedhjeve edhe arrestimin e bandave kriminale që janë bërë njësh me Rilindjen. Aleatët Perëndimorë e kanë mbështetur këtë kandidim, pasi kanë jo vetëm një ish-bashkëpunëtor të shërbimëve aleate, por edhe një garanci se Qeveria e ardhshme nuk do të shkelë ligjet apo bëjë manovra antiperëndimore.
Ndërsa banorët e qarkut Durrës do kenë një përfaqësues të tyre që nuk do pyesë partitë apo kryetarin, por vetëm zërin e tyre.
Bahri Shaqiri mbetet dhe një “minierë” për gjithë biografitë e politikanëve, zyrtarëve shtetrore dhe kujtdo që do guxojë të shkelë ligjet! Ashtu i qetë, fjalëpak, ai mbetet një “kompjuter” që di gjithçka, dhe kur ta shikojë se dëmtohet interesi popullor dhe i shtetit, do flasë…
Ndaj edhe grupet kriminale ta mendojnë mirë kush po shkon në Shijak dhe qarkun e Durrësit!
Mili Xhani