Ben Manaj: 30 vaksina në ditë?! Me kë tallen qeveritarët tanë?

Nga Ben Manaj-

Një debat idiot për vaksinat! 30 në ditë dhe duket sikur kaq janë kapacitetet! O pika Shqipërisë nëse bën vetëm 30 në ditë, se duhen, gjasmë plotësuar formularet!!!

Kur e bënë prinderit e mi vaksinen (në Britani), as nje minutë nuk ishte pyetja; ke a s’ke alergji dhe kaq, vazhdo bëj një gjilperë normale, dhe ta gezosh! Kaq e thjeshtë!

Por kur nuk ke vaksina dhe do të bësh vetëm 30 në ditë, se aq mjekesia shqiptare do i kishte mbaruar brenda disa oresh ato 900 doza të ardhura, një Zot e di sesi, normal që do kesh vetëm 30 për të mbajtur popullin me gajret!

Kur të vijnë në sasira më të mëdha vaksinash, këtu do jemi dhe të jeni të sigurt që nuk do ketë me 30 vaksinime në ditë, por mijëra dhe do bjerë justikimi i sotem jo po se duhen mbushur formularët!!!

Ose këta kanë marre aty tek Air Albania infermjere ose staf mjeksor nga Gjirokastra dhe me kursimet do e shtyjnë deri nga behari!

Ore shqiptarët nuk janë budallenj sa i mendoni! Fonde për 21 milionë dollarë për 1 km autostradë gjenden në xhepat e qeverisë, ndërsa për vaksinen janë këputur në … me 3.9 milionë dollarë! Kësaj i thonë të jesh i imunizuar nga paturpesia! S’ka vaksine tu bëj derman, përveç asaj që do vij me 25 Prill!

SHKARKO APP