Berisha ëndërron për Kryeministër, por…!

Editorialin e shikoni duke klikuar videon!

Berisha ëndërron për Kryeministër!

Ishte thënë nga grupi i moderuar në PD se nuk duhet kurrsesi që Berisha të jetë kandidat për kryeministër për zgjedhjet e vitit 2025. Kishte shpresa se mundej që logjika të mbizotëronte mbi pasionin dhe interesat personale, por më kot. Sot Berisha kur po shkonte në SPAK si dhe kur doli nga SPAK tha prerë se ai do të jetë në emër të opozitës si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Kush don të më konkurojë në PD le të futet”, theksoi Berisha, por kujt ia mban apo kush mund të fitojë në PD përballë tij?! Asnjë!

Pra kot tha se ka garë, sepse garën ai e vulosi sot.

Kjo deklaratë e tij ishte me shumë për të shtuar kuotat e tij në PD se sa një realitet për të fituar zgjedhjet.

Edi Rama ka edhe një shans me tepër nga sot kur përballë do të ketë Berishën si rival për kryeministër. Nëse PD dhe Opozita do të përzgjidhnin një emër potencial brenda radheve të tyre mund ta konkuronin kryeministrin aktual. Tani asnjë nuk guxon ta kundërshtojë Berishën sepse ai ka edhe listën e deputetëve të sigurtë në dorë prandaj ai blindohet brenda selisë blu, por nuk ngjall besim në elektoratin gri.

Opozita duhej të krijonte besim në elektoratin e saj, por edhe në pjesën që nuk e do Berishën, si dhe te ata që nuk votojnë as Ramën, e kështu mund të kishte shanse për fitore përballë Ramës. Kjo arrihej me një emër kandidat për kryeministër nga PD, por jo vetë Berisha.

Natyrisht që ai ka gjithë të drejtën e zotit të kandidojë sepse ka vulën e PD por flitet për të rrëzuar Ramën e jo për të zaptuar selinë blu.

Aq me tepër që një rol luajnë edhe ndërkombëtarët në zgjedhje, dhe që dihet se si janë pozicionuar Amerikanët dhe Europianët kundrejt Berishës.

E aq me shumë se zyrtarisht sot SPAK e mori të pandehur për korrupsion. Pavarësisht se Berisha thotë së është prokurori politike, por ajo është ligjore dhe ka përkrahjën e hapur të SHBA. Pra Opozita humb në këtë rast edhe përkrahjen ndërkombëtare, e cila shkon kah Edi Ramës, duke e blinduar atë në fitoren e vitit të ardhshëm.

Edi Rama mund të mundej në zgjedhje, por jo me emrin Berisha, sepse u bënë 34 vite që laj-thaj prapë ai! Njerëzit janë mërzitur me të dy, porse Partia Socialiste ka 800 mijë vota, kurse PD mezi arrin 500 mijë.

Nga sot Berisha quhet kandidat për kryeministër, por për fatin e tij Edi Rama ka shtuar me tepër siguri në fitore për mandatin e katërt.

Edhe Berisha kërkon mandatin e katërt, sepse një herë ka qenë president fuqiplotë dhe dy herë kryeministër.

Pra një 60 dhe një 81 vjeçar duan mandatin e katërt!

Nga sot në grupin e deputetëve rebelë në PD ka renë heshtje dhe njeri prej tyre tha: E humbëm shansin që sot për të fituar!

SHKARKO APP