Blerina Bala, si paqtuese e gjakrave në Himarë!
(Ky editorial shikohet si video ndaj kliko)
Sot Himara kishte tension dhe sherre, të gjitha këto të krijuara nga njerëzit e Fredi Belerit që ndodhet në burg.
Do të zgjidhej drejtuesi i bashkisë pasi dy kryetarë të Himarës janë në arrest me burg nga SPAK.
Në mbledhjen e këshillit bashkiak në Himarë kishin shkuar edhe Blendi Klosi si deputet dhe Vangjel Tavo si prefekt i Vlorës. Por duket se prezenca e tyre ka acaruar disa militantë dhe këshilltarë që mbajnë anën e Fredi Belerit.
Një prej të pranishmëve në sallë ka pështyrë në fytyrë prefektin e qarkut të Vlorës, Vangjel Tavon.
Ky i fundit ka replikuar me qetësi me banorin e Himarës, ndërkohë që ka ndërhyrë edhe policia. Tavo, pasi iu kërkua nga përkrahësit e Belerit që të ikte nga salla, është larguar, bashkë me Blendi Klosin. Shumë qytetarë janë të irrituar, mes tyre dhe një grua, e cila akuzon Tavon se është bërë bashkë me Ramën.
“O pusht”, dëgjohet teksa i drejtohet zonja, Tavos.
Blendi Klosi dhe Vangjel Tavo kanë dalë nga salla e mbledhjes për të mos krijuar pretekst për konflikte fizike prej njerëzve që kishin ardhur për Fredi Belerin.
Debatet kanë vazhduar gjatë derisa në fund u gjet një zgjidhje brilante për komunitetin e Himarës.
Këshilli Bashkiak i Himarës ka komanduar Blerina Balajn për drejtimin e bashkisë së Hiamarës.
Një grua korrekte dhe ka për detyrë të drejtojë bashkinë më problematike të momentit në Shqipëri, atë të Himarës.
E votuan jo të PS, por edhe të PD. Edhe disa parti të tjera opozitare.
Menjëherë ka reaguar Kryeministri Edi Rama lidhur me zgjedhjen e Blerina Balës si kryetare në detyre e Bashkisë së Himarës.
“Zgjedhja e sotme nga Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore.
Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim të bazuar në detyrimin përkatës ligjor të Këshillit Bashkiak, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes dhe amplifikimit absurd të një sherri primitiv, i cili ushqehet për interesa dhe hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat dhe nevojat legjitime të popullit të Himarës“, shkruan Rama në reagimin e tij.
Blerina Bala është gruaja që paqtoi sherrxhinjtë e Himarës.