Jo me zjarr e molotov, të hënën!

Editorialin e shikoni duke klikuar videon!

EDITORIAL/ Dita e hënë,  DITA  për Berishën

Jo me zjarr e molotov, të hënën!

Ditën e hënë, ora 18.00, demokratët e Berishës dhe simpatizantët e Ilir Metës kanë deklaruar se do ta pushtojnë Tiranën me popullin opozitar.

Berisha ka qenë më i qartë kur ka thënë se nuk do të ketë fjalime, por do të jetë populli që do të vendosë se çfarë do të bëjë me kryeqytetin, duke nënkuptuar se turmat do të bëjnë si të duan me Tiranën.

Por Tirana nuk është as e Edi Ramës dhe as e Sali Berishës!

Një lider politik duhet të jetë i përgjegjshëm dhe kur synon të rrëzojë një regjim siç e akuzon selia Blu, pushtetin e Ramës, sepse Tirana ka qindra mijëra qytetarë.

Janë 1.2 milionë banorë në kryeqytet dhe nuk mundet që të paralizosh ose më keq të shkatërrosh një qytet për interesa politike personale.

Ka ndodhur në Paris që demonstruesit kanë reaguar dhunshëm në sheshin kryesor të kryeqytetit francez, por nuk kanë synuar të paralizojnë çdo rrugë të Parisit, siç ka plan nga Partia Demokratike ditën e hënë.

Nëse kanë njerëz, forcë dhe krijojnë besim atëhere PD-ja të përdorë bulevardin kryesor të Tiranës, por jo çdo kryeqëzim apo rrugë, sepse njerëzit kanë nevojë jetike për të lëvizur, sepse jeta vazhdon edhe nëse vijnë fjala vjen 10 mijë veta nga rrethet në Tiranë.

Nëse duan apo kanë durim le të hyjnë deputetët e PD-së në grevë urie në sallën e parlamentit.

Aty të tregojnë sa durojnë sakrificat në emër të parimeve të tyre e jo të djegin apo shkatërrojnë kryeqytetin me bombola Molotov.

Informacionet tregojnë se janë duke u përgatitur fort më kontigjentet më të rrezikshme për djegie dhe zjarr.

Ndaj opozita të protestojë, por jo me djegie, sepse askush nuk mbështet një akt të tillë. Përkundrazi sjellë irritim.

Në qoftëse partia demokratike ka mbështetje në popull, le të vijë me 100 mijë veta në bulevard dhe me këtë veprim force numrash e ka fituar betejën politike.

Por jo me zjarr dhe molotov!

SHKARKO APP