Edhe 113 ditë!
Ka filluar numërimi mbprasht i kësaj qeverie dhe konkretisht i kryeministrit Rama.
Me 25 prill janë zgjedhjet parlamentare, të cilat do jenë një Referendum Popullor, ku çdo njeri që ka mbushur 18 vjeç do turret drejt kutive të votimit për të rrëzuar oligarkinë, mafien e pushtetit dhe larguar varfërinë.
Edhe 113 ditë kanë mbetur nga data 25 prill.
Opozita po gjen format me të sigurta të përballjes me klikën në pushtet për të maksimizuar votat ndaj Edi Ramës.
Sondazhet tregojnë se opozita do marrë me shumë se 2/3 e parlamentit. Ndërkohë në PS kanë filluar të mendojnë për zëvëndësuesin e Edi Ramës në krye të PS, por kryeministri duke e ditur se do ta shqyejnë të tijtë në parti nuk do të kandidojë ose do ti lerë nga fundi i listave disa emra VIP në PS.
Kampi tjetër opozitar LSI dhe PD po hedhin emrat e fundit në listat e tyre që do ti paraqesin publikut. Shumë emra të vjetër apo ish-ministrash nuk do kandidohen, sepse elektorati kërkon emra të rinjë. Natyrisht pa lenë mënjanë emra historikë që nuk kanë patur akuza apo poste ku ka patur probleme.