Edi Ramën e kemi deri në vitin 2032!
(Ky editorial mund të shikohet më i plotë si video, ndaj klikoje)
Nga Daniel Muçaku-
Edi Rama është kryeministri i parë në kohen e pluralizmit që drejton në tre mandate si kryeministër dhe siç duket punët edhe mandatin e katërt në vitin 2025.
E kjo ndodh edhe për fajin e Opozitës, e cila siç dihet është e ndarë në 400 copa ku sejcili thotë se “unë jam kryetar i PD”!
Pas një viti do hyjmë në zgjedhje politike, ndaj Edi Rama mbetet i qartë në ambicjet e tij drejtuese ndërkohë që në opozitë akoma nuk kanë rënë dakort se kush mund të jetë kandidati për kryeminister i krejt Opozites. Gjasat janë që asnjeri nuk pranon tjetrin aq me tepër që edhe Berisha deklaron se ai do të jetë kryeministri pas zgjedhjeve!
Një tragji-komedi e madhe në PD e cila është kthyer me shumë në komedi javet e fundit, ku Berisha del në dritaren e rrugices së tij e ku 200 veta bërtasin: Berisha o hero, ty Shqipëria shumë të do!
Por Shqipërinë e drejton Edi Rama!
Ai synon ti fitojë zgjedhjet e vitit 2025 me shumice dërmuese, diku tek 95 deputetë dhe më pas fillon ndryshimin e Kushtetutës së Shqipërisë vetem me votat e PS.
Edi Rama para se të mbarojë mandati i Presidentit Begaj do ta ketë ndryshuar Kushtetuten sipas variantit francez, ku Presidenti zgjidhet nga populli dhe ku ka kompetenca shumë të medha aqsa mund të shkrijë qeverine kur të dojë.
Edi Rama ka ambicje të jetë President Republike, por jo me këto kompetenca si kukull.
Ndaj fitorja e tij e thellë, e pritshme, në pranverën e vitit 2025, i jep Ramës mandatin e katërt si kryeminister, por në vitin 2027 ai do të kandidojë për tu zgjedhur President direkt nga populli. Dhe fiton edhe Presidentin pasi nuk ka kurrkush ta konkurojë.
Pakkush e thotë këtë skenar të Edi Rames, por kështu do të ndodhë. Pasi zgjidhet nga populli dhe me kompetenca më të forta se sa kishte edhe Sali Berisha në vitet 1992-1997, Edi Rama cakton me ndryshimet e reja kushtetuese, kë të dojë si kryeministër. Ndërsa drejtimin e PARTISE SOCIALISTE ia kalon atij ose asaj që ai mendon, pasi askush nuk guxon ta kundërshtojë.
Edi Rama me mandatin e tij si President arrin në vitin 2032.
Dhe nëse i shkon mendja për një mandat tjetër për President, e merr nga 2032-2037!
Në qoftëse do të kishte opozitë serioze, të besueshme dhe të përbashkuar, Edi Rama rrëzohet në vitin 2025, por siç thamë me këtë “lesh arapi” opozitë e ku plaku Sali flet nga dritarja e rrugices se JEMI ME TE FORTE SE RAMA, ky i fundit, pra Rama, kap të sigurtë vitin 2032.
Ky është fati ynë si popull, përderisa disa që kanë kapur fatin tonë të përbashket prej 33 vitesh, nuk ikin nga politika.
Ndaj Edi Rama nuk e prish terezinë, kur ka përballë një tufe eunukësh politikë