Enton Abilekaj: Shpresa e Ramës për të hyrë prapë në kryeministri mbetet Tom Doshi
Nga Enton Abilekaj-
Fakti që nuk e dimë ende rezultatin, thekson nevojen urgjente të një reforme të plotë elektorale. Fakti që Edi Rama po vazhdon të tentojë ta prishë procesin tregon që kemi nevojë urgjente për largimin e tij.
Nuk ka fituar.
Vetëm po bën ç’është e mundur të krijojë mirazhin mavi, të dekurajojë opinionin me harten elektorale, të hutojë numëruesit e opozites dhe të inkurajojë të vetët, në tentativen për të rrëmbyer ç’të mundet.
I ka ardhur në ndihmë, me ose pa dashje KQZ-ja, që nuk shpall pjesëmarrjen, që nuk ofron të dhënat e detajuara të qendrave të votimit.
Kryetari i PS ka vetëm një shpresë, që ta çojë Tom Doshi në Kryeministri për herë të tretë. Eshtë një aleancë që e bën sa herë është i humbur