Fitili i “bombës” italiane të përgjimeve dhe frika e politikës shqiptare

-Ambasadori italian në Tiranë, Fabricio Bucci paralajmëron se do të ketë përgjime të tjera për aktivitetin e mafies italiane Ndrageta në Shqipëri, të cilat do të trondisin vendin. Vetëm akoma nuk dihet nëse bomba do plasi para apo pas 25 prillit.

Ambasadori italian në Tiranë Fabricio Bucci ka paralajmëruar dje zhvillime që do të trondisin vendin për lidhjet mes mafies italiane dhe Shqipërisë. Në një intervistë dhënë për gazetaren Ilva Tare, në Euro Neës Albania, diplomati italian tha se do të ketë përgjime të reja që lidhen me aktivitetin e grupit mafioz Ndrageta në Shqipëri. Diplomati ka folur për zhvillime të rëndësishëm që priten nga bashkëpunimi mes prokurorëve të Anfiamfies Italiane dhe prokurorëve shqiptarë. “Janë bërë publike disa përgjime, por jo të gjitha… Hetimi në Itali është në hapat e para, janë dhënë masat e para të sigurimit personal, janë publikuar disa përgjime. Ka një bashkëpunim të ngushtë, dy prokuroritë janë duke komunikuar me njëra-tjetrën. Do të ketë zhvillime të rëndësishme së shpejti. Nuk mund të flas me detaje për arsye që ti imagjinoni, por po punohet, dy prokurorët po komunikojë”, deklaroi Fabricio Bucci. Deklarata e ambasadorit italian merr një tjetër rëndësi duke parë skandalin që shkaktuan përgjimet e publikuara nga prokuroria italiane gjatë muajit janar. Në këto dokumente të Italisë që i përkasin vitit 2017 flitet për organizatën mafioze Ndrageta, e cila kërkon të shtrirjë biznesin kriminal në Shqipëri, duke u lidhur me politikën e lartë në Tiranë.

Përfaqësuesit e botës së mafies që janë arrestuar nga policia italiane flasin për kontakte me biznesmenë në Tiranë dhe drejtues të institucioneve të qeverisë së Rilindjes. Interesi i mafies italiane është që të hyjë në sektorin e ndërtimeve në Shqipëri dhe të jetë pjesë e ndarjes së parave të tenderave të qeverisë. Bisedat e publikuara, deri më sot, janë pjesë e përgjimeve për llogari të hetimit italian dhe shkeljeve ligjore që janë kryer në Itali. Për Shqipërinë, flitet për investime kolosale të mafies, për mënyrën sesi korruptohen zyrtarët në Shqipëri dhe për mundësinë që biznesi kriminal të zgjerohet në sektorë të shumtë. Kryeministri Edi Rama mohoi çdo detaj të përgjimeve për përfshirje të mafies italianë në Tiranë apo për pastrim parash të organizatave mafioze. Justifikimi i kryeministrit ishte se dyqani që personi i arrestuar kishte në Tiranë dilte me humbje dhe nuk kishte tendera publik. Ndërkohë që pjesën tjetër të përgjimeve për ndërtime dhe tendera miliona euro, kryeministri e quajti një thymnajë thashethemesh pa asnjë provë. Në fakt shqiptarët shikojnë vetë se si mafia e ndërtimit po bën namin kudo nëpër Shqipëri dhe askush nuk heton apo kërkon burimin e parave në këto ndërtime. Thjesht heshtin pasi marrin ryshfetin dhe pastrohen qindra milionë euro. Me qëndrimin që mbajti kryeministri duket se e mbylli çështjen e përgjimeve pasi së është një detaj pa vlerë. Ndërkohë prokurorët shqiptarë të SPAK nuk kanë bërë asnjë deklaratë për nisje hetimesh lidhur me skandalin e Ndragetas në Itali e lidhjet e tyre me Shqipërinë. Biznesi i italianit të arrestuar vijon normalisht punën dhe nuk ka pasur asnjë verifikim institucional për çështje të tjera që ngrihen në përgjime. Kryeministri Rama e ka mbyllur hetimin në Tiranë për Ndragetan, por duket se Italia nuk e ka lënë me kaq. Paralajmërimi i ambasadorit italian, si një njeri që ka informacione për atë që ndodh, është sinjali se çështja e Ndragetas në Shqipëri vetëm sa ka nisur. Skandali që Rilindja u mundua ta mbyll me batuta dhe justifikime duket e ende nuk është shfaqur i plotë. Prokurorë italianë në media kanë folur shpesh për lidhjet e mafies italiane me atë shqiptare. Ambasadori italian ka folur me siguri për zhvillime të reja në hetimet për mafien në Shqipëri. Kjo do të thotë se bomba e mafies nuk ka plasur ende.

Që bomba pret të shpërthejë është e sigurtë, por nëse ia heqin siguresën italianët para 25 prillit apo pas këtë nuk mund ta dijmë.

Por që do plasë kjo mbetet e sigurtë!

Mili Xhani

SHKARKO APP