Gazetari i BILD që publikoi skandalin e vjedhjes së votave nga PS: E pabesueshme, Rama do negociojë me Lukashenkon!

Gazetari i BILD, Peter Tiede që publikoi skandalin e vjedhjes së votave nga Rilindja, ka reaguar për negociatat e Edi Ramës me presidentin bjellorus Aleksandër Lukashenko.

Përmes një reagimi në “Facebook”, gazetari që lëshoi alarmin për vjedhjen e votave në Shqipëri në vitin 2017, shkruan se është totalisht e pabesueshme që Edi Rama dëshiron të negociojë në krizën bjelloruse, ku përballë do të ketë Lukashenkon.

“Pa shaka: Edi Rama tentoi të nisë negociata me Lukashenkom dje. Për OSBE-në. E pabesueshme!”, shkruan gazetari. Peter Tiede ishte gazetari që nxori në BILD përgjimet e dosjeve 184 dhe 339 për manipulimin dhe vjedhjen e votave në Durrës e Dibër. Ai u padit nga kryeministri Rama në një Gjykatë në Gjermani. Por më pas Rama hoqi dorë nga padia ndaj tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?