Humbja e thellë në Durrës e Rilindjes

Nga Herion Mesi –

Edi Rama pati deklaruar hapur se do jetë në krye të listës së PS për qarkun Durrës. E mori me shumë entuziazëm dhe shkoi duke darkuar nëpër zonën buzë detit. Por largimi i detyruar i Vangjush Dakos nga lista për deputet i Rilindjes në këtë qark ka sjellë reagimin edhe të grupeve të krimit dhe atyre që janë “profesionistë” në vjedhjen e votave.

Reagimi i kësaj bande në Durrës si dhe frika e përhapur se po vjen Opozita në pushtet e ku arrestimet do jenë që javën e parë ndaj tyre, solli një këshillë të fundit miqësore të Dakos ndaj Ramës.

-Ik nga Durrësi dhe strehohu në Vlorë se këtu do dalim keq!- ka qenë sugjerimi i ish-kryebashkiakut durrsak, i cili me hundë e njeh “motin” me fortunë në Durrës.

Dhe Edi Rama iku. Shkoi te Damian Gjiknuri që të paktën të ketë vendstrehim nga fisi Gjiknuri në ato male labërie.

Ndërkohë në Durrës PS-ja ka caktuar drejtorin e përgjithshëm të OSHEE, Ad Çelën. Por ky si ujk i vjetër dhe “nxënës” i Vangjush Dakos e ndjenë fortunën dhe tregohet i kujdesshëm. SPAK si një paralajmërim ia arrestoi shefen e kabinetit. Mesazhi i ka shkuar qartë Çelës!

Nga ana tjetër opozita është në sulm në Durrës, sidomos LSI. Kandidimi nga LSI i ish-shefit të shërbimit sekret shqiptar Bahri Shaqiri, në Shijak, është mesazh i qartë i ndërkombëtarëve se bandat do arrestohen sapo të mbarojnë zgjedhjet. Shaqiri ka shkuar si përfaqësues i LSI aty, por kryesisht nga partnerët ndërkombëtarë si një kandidat potencial për ministër në Qeverinë e re të LSI-PD pas 25 prillit.

Në Durrës partnerët ndërkombëtarë si dhe shërbimet sekrete italiane, gjermane dhe amerikane do jenë përqëndruar fort për ta zhdukur bandën dhe bandat e Rilindjes apo kujtdo. Ndaj Bahri Shaqiri sjellë garanci për qytetarët durrsakë që do kenë mundësinë të shpëtojnë nga pushteti dhe presioni i bandave.

Durrësi do jete “Vaterloja” më e madhe e Edi Ramës, ndonëse krejt Shqipëria do jetë një zjarr ndaj Rilindjes.

Prandaj Vangjush Dako i sugjeroi Kryeministrit Rama se “Ik nga Durrësi!”.

Dhe Rama iku! Siç do ikë me 25 Prill!

SHKARKO APP