Kisha e vitit 1402 ku u lut presidenti Meta. Pritet edhe kryeministri Rama!

Nga Daniel Muçaku-

Kryeministri Rama nuk resht së publikuari foto e video nga rrugët e reja nëpër fshatrat e Jugut dhe sidomos Vlorës. Mbetet për tu lavdëruar për ato çka bën andej, por Shqipëria është më e madhe se disa rrethe të preferuara nga qeveria.

Një kishë e vitit 1402 (Prull-Lezhë), ndër më të vjetrat në Ballkan dhe që ka kryqin më të lartë në Shqipëri, diku te 17 metra i lartë, është vend peligrinazhi dhe vizitorësh vendas e të huaj.

E jo vetëm për historikun e kësaj kishe, por edhe pamjet magjepse të zonës së Prullit (Lezhë).

Por rruga lidhëse e zonës nga aksi kryesor i supërstrada Milot-Lezhë ka mbi tre vite që është prishur dhe shkatërruar nga makinat betoniera që përdorin firmat private, por askush nuk ka reaguar.

Rruga praktikisht mbetet e pakulueshme për banorët apo vizitorët, çka sjellë bllokim të jetës së banorëve si dhe rënie ekonomike nga mungesa e turizmit. Kjo vetëm nga rruga që duhet ta bëjë shteti.

E premtoi kryebashkiaku lezhjan Pjerin Ndreu, por nuk e riparoi apo nuk u investua asnjëherë. Erdhi dhe Presidenti Meta para katër pesë muajsh nëpër udhën e prishur dhe premtoi se do ndikoj mbi qeverinë që rruga të rikontruksionohej, pasi diku te 4-5 km është gjatësia e saj. Shkoi edhe te Kisha e Prullit, Presidenti Meta, takoi njerëzit e zonës dhe turistët duke iu premtuar se do bëhej kjo rrugë.

Erdhën në këtë zonë, te kisha, edhe politikanë të tjerë. Erdhën, panë, premtuan, ikën!

Por rruga mbetet prapë ajo, e pa rregulluar dhe banorët e turistët duhet të ecin me makinë mbi 1 orë për të ardhur këtu në Spiten dhe Prull, ndërkohë që nga supërstrada arrihet për 5 minuta, nëse rruga rregullohet.

Tani banorët po presin Kryeministrin që të mbajë premtimet e tij elektorale.

Nëse do, mund të vijë te Kisha e Prullit, të Lutet edhe Ai!

Ilir Meta ishte. U Lut dhe iku …!

SHKARKO APP