KOHA JONE uron besimtarët myslimanë: Për shumë vjet Fiter Bajramin!
Si çdo vit edhe sot në mëngjes qindra besimtarë në të gjithë vendin kanë falur namazin. Në Tiranë besimtarët u falën në Bulevard, ndërsa Myftiu Ylli Gurra dha mesazhe vëllazërie.
Një orë pas lindjes se diellit besimtarë myslimanë falën Namazin. Ata mbushën bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në ditën e Fiter Bajramit, që njihet ndryshe edhe si festa e mbylljes se agjërimit.
Agjërim, që në gjuhën arabe do të thotë “përmbahem”, është një nga 5 shtyllat e fesë islame, dhe gjatë saj si i varfëri edhe i pasuri janë të barabartë.
I vendosur në krye të lumit të njerëzve që edhe këtë vit përmbylljen e muajit të sakrificës e bënë në Bulevard dhe jo në xhami, Myftiu i Tiranes Ylli Gura dha mesazhe vëllazërie.
Dita nisi herët me ndarjen e Sadaka Fitrit për të varfrit dhe më pas me grumbullimin në shesh.
Pas drekës së bollshme me familjen, dita mbyllet me vizita tek miqtë e të afërmit.
Redaksia e KOHA JONE uron besimtarët myslimanë Gëzuar Fiter Bajramin!