Kryeministri italian vendos: E gjithë Italia në zonën e kuqe për koronavirus
Qeveria italiane ka marrë sonte në mbrëmje (e hënë, datë 9 mars) vendimin për të bllokuar lëvizjet në gjithë territorin e saj. Kryeministri Guseppe Conte deklaroi pas mbledhjes së shtabit të emergjencave se në gjithë territorin e Italisë do të ndalohen lëvizjet.
Ai deklaroi se gjithë Italia tani do të jetë zonë e kuqe, që do të thotë ndalim i lëvizjeve normale. Tashmë masat parandaluese për përhapjen e koronavorusit do të merren në gjithë territorin e Italisë.
Numri i personave të prekur në Itali ka arritur sot, në total, 7985. Numri i të vdekurve është 463 dhe të shëruar vetëm 724.
Kryeministri Conte ka deklaruar se “Është ora jonë më e errët. Dënime penale për ata që dhunojnë zonën e kuqe”. Conte tha se masa e rreptë ndaj qytetarëve merret pas rritjes së numrit të viktimave dhe të infektuarve në Itali gjatë ditëve të fundit. “Nuk ka më kohë duhen masa më të ashpra. Numrat na tregojnë se kemi një rritje të personave të prekur që janë në terapi dhe për fat të keq dhe rritje të numrit të të vdekurve. Rregullat (zakonet) tona duhen të ndryshojnë tani. Duhet të heqim dorë të gjithë nga diçka për të mirën e të gjithëve. Duhet ta bëjmë menjëherë dhe do t’ja dalim vetëm nëse bashkëpunojmë të gjithë”,- tha Conte.
Ai falënderoi shumë artistë dhe njerëz të artit në Tiranë që kanë nisur një lëvizje sensibilizuese “Unë rri në shtëpi”, e cila u kërkon qytetarëve që ndalojë aktivitetet për të mos përhapur virusin.
“Lëvizjet vetëm për punë, domosdoshmëri apo shëndet”
“Lëvizjet në të gjithë Italinë do të jenë të mundshme vetëm për arsye të punës, nevoja të domosdoshme apo shëndet”, tha Conte duke kujtuar se “tubimet duhet të shmangen në mënyrë absolute për të ndaluar infeksionin”.
“Numrat – përsëriti Conte – na tregojnë se ne kemi një rritje të madhe të njerëzve nën kujdes intensiv dhe për fat të keq edhe të personave që kanë vdekur. Zakonet tona duhet të ndryshohen tani: të gjithë duhet të heqim dorë nga diçka për të mirë të Italisë. Ne duhet ta bëjmë atë menjëherë dhe do të kemi sukses vetëm nëse të gjithë bashkëpunojmë dhe përshtatemi me këto rregulla më të rrepta”.
“Stop të gjitha ngjarjet sportive”
Kryeministri italian tha se “nuk ka asnjë arsye pse të vazhdojnë aktivitetet sportive, ne kemi ndërmarrë edhe veprime për këtë”.
Drejtori i Urgjencës Kombëtare në Shqipëri: Çfarë pritet të ndodhë
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se me shpalljen e Italisë një zonë e kuqe për shkak të prekjes nga koronavirusi, tashmë do të këqyren të gjithë udhëtarët që vinë nga ky shtet. Përballë një paneli me mjekë në emisionin “Real Story” në ‘News24’ Brataj pohoi se çdo ditë Urgjenca Kombëtare bën përkufizime të rasteve. “Kur lindi problemi në Itali, ky vend nuk ndërpreu asnjë marrëdhënie me asnjë shtet. Kur u shtri në disa qytete, ku shfaqej problemi, rriteshin masash. Në çdo ditë në orën 8, bëjmë përkufizimin e rastit. Bëhet çdo ditë. Shikohej çdo rasti i dyshimtë, që vinte nga disa vende. Tani do e bëjmë me të gjithë Italinë. Zona e kuqe është e gjithë Italia. Kushdo që do vijë, do këqyret”, tha ai.