Kryeministri në plazh, lideri opozitar fshatrave
-Vjeshta po vjen dhe Lulzim Basha duhet të vendosë: Ose rikthim të demokracisë me çdo kusht, pra me përballje frontale me kryeministrin ose të pranojnë pushtetin despotik të Edi Ramës dhe grupit të oligarkëve që po rrjepin Shqipërinë dhe t’i mbyllin partitë e opozitës duke i kthyer në shoqata.
Gushti si rregull është muaji pushimi absolut. Kryeministri Rama pas një viti lodhje duke përlarë të gjitha pushtetet gjendet në Jug të vendit.
Në plazh dhe në relaks veror.
Edhe punë, pasi çdo ditë OLIGARKET hyjnë e dalin te vila kryeministrore, ku diskutojnë e “shqetsohen” për hallet e popullit. Nga ana tjetër lideri opozitar Lulzim Basha ka veshur opingat dhe po turret fshatrave në takime me njerëzit. Takon, premton, por edhe po teston elektoratin. Vjeshta po vjen shpejt ndaj opozita do të jetë para betejës finale kundër kryeministrit Rama. Vala e protestave popullore antiregjim ishte këtë vit nga më të mëdhatë në historinë e vendit. Në fillim të vitit u mendua se nuk do të kishte shumë njerëz në përballje, në prill-maj u mendua se cunami popullor do ta rrëzonte Ramën, kurse pas 30 qershorit po shikohet nëse a bëri gabim lidershipi opozitar që e lejoi të zhvillonte zgjedhjet një partiake PS-në dhe kryeministrin.
Natyrisht që ka mendime të ndryshme nëse duhej apo jo përplasje me 30 qershor, por tashmë ajo histori iku. Edi Rama po i merr bashkitë pa ligj e dekret. Fakti shikohet se si po thyen çdo bashki demokrate. Ndaj Lulzim Basha ka lenë plazhin dhe rehatinë personale për të mbajtur me të njëjtën temperaturë edhe pulsin opozitar.
Ndërkombëtarët si rregull bëjnë pushime të qeta dhe nuk e prishin terezinë në gusht. Por me fillimin e muajit shtator ata kthehen në zyra. Do të flasin për situatën në Shqipëri edhe Brukseli, edhe Uashingtoni. Ndonëse nga Uashingtoni erdhi një gjysëm padie nga Palmer kundrejt qeverisë. Disa thonë se erdhi si kofini pas të vjelave, të tjerë thonë se në vjeshtë DASH do ketë qendrim zyrtar dhe të prerë. Por ka edhe opinione se Edi Rama po luan me djallëzi me reformën në drejtësi, pasi në publik bërtet se “nuk ka njeri që e bllokon” ndërkohë që po e merr pa u ndierë dhe po zbaton parimin “të marrë sa të marrë” që ti ketë nesër për ditë të vështira. Realisht duhet kryeministri dhe qeveria të jenë me të shqetsuar për Reformën në Drejtësi, pasi kanë 6 vite në pushtet dhe në këto vite kanë ndodhur skandalet më të mëdha korruptive. Për dreq asnjë ministër, ish-ministër apo deputet nga PS-ja nuk e ndjen frikën e SPAK. Kjo të shqetson, sepse duhet ti lerë “zemra” një pjesë që kanë vjedhur dhe shkatërruar këtë vend, bile duhej të kishin filluar me ilacet e pagjumësisë shumë zyrtarë të PS-së që kanë dhënë tenderime dhe koncensione haptazi korruptive. Megjithatë të presim vjeshtën kur SPAK do jetë në funksion. Nga ana tjetër opozita nuk duhet vetëm të denoncojë, por edhe të përgatitet për përballje finale këtë vjeshtë. Ndaj mundet që Lulzim Basha ka lenë pushimet e gushtit dhe po vrapon fshatrave. Pluhurin e rrugëve verore nuk e ka marrë asnjëherë në jetën e tij. As në filma nuk e ka parë! Por së paku po shkon për ti patur për në vjeshtë “flakadanë” para kryeministrisë. Por edhe për ti mbajtur gjallë në shpirt, demokratët, të cilët pas 30 qershorit kanë mbetur pa asgjë. Tani demokratët nuk kanë më as bashki, as këshilla bashkiakë, as punë. Prandaj Lulzim Basha duhet të mbajë lart shpirtin e sakrificës qytetare në emër të lirisë dhe rivendosjes së rregullave të demokracisë.
Vjeshta po vjen dhe Lulzim Basha duhet të vendosë: Ose rikthim të demokracisë me çdo kusht ose të pranojnë pushtetin despotik të Edi Ramës dhe grupit të oligarkëve që po rrjepin Shqipërinë.
Edi Rama nuk rrëzohet pa dhunë, ka thënë Fatos Lubonja dhe Andi Bushati. Edhe dhuna mjet për të të vendosur Demokracinë mbetet si mjet!
/Alban Mati/