Kryeministri Rama: Policia e ushtria do përdorë ujë dhe gaz lotsjellës mbi këdo që gjendet jashtë shtëpie

Përmes një video live në rrrjetin social facebook, fill pasi ora shkoi 13:00, orar i lejuar nga qeveria për të lëvizur qytetarët, kryeministri Edi Rama tha se për të pabindurit, Policia dhe Forcat e Armatosura do të detyrohen që të përdorin gaz lotësjellës dhe ujë.

Ai përdori madje termin “listë të zezë tradhtarësh”, ku këta persona do të humbasin shumë privilegje që qytetarët e tjerë do të kenë nga shteti në planin e ndihmës financiare për Covid-19.

”Polica e ushtria do të mbikëqyrin çdo lagje në Tiranë dhe Durrës ku kemi zonën më të kuqe, si dhe çdo zonë urbane duke fotografuar dhe duke futur në listë të zezë tradhtarësh këta individë që do ta paguajnë shtrenjtë dhe çdo thyerje e ligjit të luftës do të jetë një barrë e rëndë për ta se do tu hiqet çdo ndihmë shtetërore dhe do tu hiqet çdo ndihmesë nëse janë në shtëpi e duhej të ishin në punë, çdo ndihmë financiare për 1 vit nëse nuk kanë punë, çdo lloj ilaçi nëse janë edhe pensionistë, çdo lloj burse për studentët. Një pakicë fare e vogël të pabindurish, që janë të mjaftueshëm për të marrë në qafë gjithë popullin do të konsiderohen tradhtarë lufte. Dua t’ju informoj se të gjitha forcat e rendit, nga polici i lagjes, deri tek forcat më speciale, janë të vendosura të përdorin forcën dhe të gjitha mjetet në rast shkelje ligji në tubime të paligjshme deri te uji e gazi lotsjellës”.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë tha se orari i ri nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 13:00 të drekës për lejimin e qarkullimit do të qëndrojë në fuqi gjatë gjithë javës që vjen. Administrata do të punojë nga ora 05:00 deri në 13:00 dhe kush punon në zyrë nuk do të marrë makinën personale për të shkuar në zyrë. Pas orës 13:00 nuk do të jenë më hapur as farmacitë, as supermarketet dhe as bankat.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/201882157750815/?q=edi%20rama&epa=SEARCH_BOX

 

SHKARKO APP