Kryeministri Rama: Respektoni rregullat ndaj koronavirusit ose do vendos mbylljen brenda me forcë!

Kryeministri Edi Rama sot në një konferencë shtypi ka thënë se nëse vazhdon ky trend infektimi dhe vdekjesh si dhe nëse popullsia nuk bëhet e ndërgjegjshme, atëherë do jem i detyruar ta mbyll vendin si në mars-prill.

Më tej kryeministri ka theksuar se mbyllja për së dyti do të sjellë pasoja të jashtëzakonshme ekonomike për vendin. Por, shtoi kryeministi, të gjithë të kontribuojmë që të mos ketë një tjetër mbyllje të përgjithshme. Pra secili të zbatojë masat antiCovid.

”Do të kërkoja ndihmën tuaj që të jemi sa më të vetëdijshëm sepse secili e ka në dorë që së bashku të shmangim, qoftë kalimin e spitaleve në një mbingarkesë që do ta bënte praktikisht tejet të vështirë trajtimin normal të të gjithë atyre që janë në nevojë, dhe qoftë mbylljen e përgjithshme. Është e domosdoshme që secili prej nesh, çdo qytetar e qytetare të vetëdijësohet se ka një rol për të luajtur në këto dy drejtime për të mbrojtur shëndetin e vet e të fmailjes dhe të afërmve dhe jep një kontribut të jashtëzakonshëm për të ndihmuar luftën e përditshme e përnatshme në vijën e zjarrit, ku trajtohen pacientët e prekur me covid dhe kanë simptoma të rënda dhe për të shmangur një mbyllje që do të kishte pasoje të padëshirueshme dhe në aspektin e ekonomisë së çdo familjeje dhe familjes sonë të përbashkët”– tha Rama.

Disa analistë mendojnë se kjo mbetet një skemë djallëzore e kryeministrit Rama që të kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve të 25 prillit. Ose duke rritur rrezikun e koronavirusit dhe në një mbyllje totale të Shqipërisë me pretekstin e infektimit t’i zhvillojë zgjedhjet me polici dhe ushtri në rrugë për të krijuar panik e frikë te votuesit.

Por e sigurtë që këto votime do jenë si një Referendum Popullor kundër oligarkisë, krimit dhe Rilindjes që kanë kapur krejt pushtetet dhe paratë e buxhetit të shtetit.

SHKARKO APP