Ku janë borëpastrueset dhe milionat që jepen nga buxheti i shtetit për emergjenca të tilla?
Sot Shqipëria dhe qytetarët e saj e panë edhe një herë mungesen totale të shtetit, pasi 30 cm borë bllokuan të gjitha akset rrugore të vendit duke lenë mijëra qytetarë me familje e me fëmijë rrugëve. Eshtë interesant fakti se sot nuk ishte marrë asnjë masë nga qeveria pavaresisht se mediat dhe parashikimi i motit kishte një javë që paralajmeronte për kushtet atmosferike të skajshme. Lind pyetja ku shkojnë miliardat e mirëmbajtjes së rrugeve të cilat duhen pikerisht për një ditë si kjo.
Premtuan 500 borëpastruese ndërkohë që sot nuk kishte asnjë në terren, asnjë skorie, kripë. Doli vetëm ministrja Balluku në një qoshe udhe me borë duke na thënë mos udhëtoni, rrini në shtëpi!