Kujtesë! Data 26 Maj 1996 nuk harrohet, ndërkohë po vjen 26 maji 2018

Data 26 maj 1996 është datë që mbahet mend në memorien e shqiptarëve, si datë kur filloi rrënimi i hapur i votës së lirë, si datë kur SHIK-u mori pushtetin parlamentar, presidencial dhe të drejtësisë.

Asokohe gazeta më e madhe e pas vitit 1991, “KOHA JONE” shkroi me tituj të mëdhenjë për batërdinë që bëri pushteti i Berishës dhe PD. U vodhën votat hapur e me dajak, dhe me pas me datë 28 maj pushteti masakroi në sheshin “Skenderbej” opozitën e kohës.

Me 26 maj 2018 tani do jetë PD, e cila do dalë në skenë. Dhe në pushtet është partia e cila u masakrua me 26 maj 1996.

Mbetet të shikojmë rolet këtë herë! A do të përdorë policia dhunë ndaj opozitës?

SHKARKO APP