Kush i drejton myslimanët shqiptarë?

(Ky editorial mund të shikohet si video pasi është më i plotë, ndaj kliko)

Komuniteti Mysliman është komuniteti më i madh në Shqipëri. Me pas vijnë ortodoksët dhe katolikët.

Në një truall shqiptarë që para shumë shekujsh ishte katolik, historia solli raporte të përmbysura fetare për njëmijë e një arësye të cilat nuk janë objekt i editorial tonë.

Por duam të sqarojmë se kush i drejton myslimanët shqiptarë.

Bujar Spahiu është rizgjedhur Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në zgjedhjet që u zhvilluan sot në Medresenë e Tiranës, në përfundim të mandatit 5-vjeçar të kryetarit.

Në garë për kreun e Komunitetit ishin tre kandidatura: Bujar Spahiu, kreu aktual i KMSH, i cili mori 82 vota kurse dy kanditët e tjerë, Eduart Shefkiu, administrator i myftinisë Durrës dhe Emirjon Vathja, myfti i Beratit morën nga tre vota. Katër vota u shpallën të pavlefshme.

Zgjedhja e Hirësisë Bujar Spahiu tregon se Komuniteti Mysliman do të vazhdojë të qeveriset nga drejtues mysliman tolerant dhe perëndimor në lidhje me komunitetet e tjera fetare.

Komuniteti Mysliman Shqiptar ka patur në disa vite përplasje mes rrymave të ndryshme, të cilat herë pas here luanin kundër kreut Bujar Spahiu.

Zgjedhja e tij është pozitive për vetë komunitetin mysliman, sepse tregon se mbizotëron njeriu që di të mbajë ekulibrat fetarë dhe sidomos brenda komunitetit që ka shumicën e shqiptarëve.

Bujar Spahiu është një studiues mysliman shqiptar, i cili kryen detyrën e Kryemyftiut të Shqipërisë që nga marsi i vitit 2019.

Bujar Spahiu ka lindur më 26 shkurt 1976 në Kukës.

Pasi mbaroi arsimin 8-vjeçar në Shkollën “Lidhja e Prizrenit në Kolesjan, ai u bë pjesë e kontingjentit të parë të studentëve që u nisën nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë drejt Turqisë në vitin 1992.

Kështu më 1996 ai kreu Medresenë Bejkoz në Stamboll, Turqi. Më pas ai kreu studimet Teologjike universitare dhe pasuniversitare në Universitetin e Ez’herit në Egjipt në vitin 2003 në fushën e Tefsirit.

Bujar Spahiu ka një kontribut të gjatë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, ku ka shërbyer si drejtor në Drejtorinë e Arsimit në KMSH nga viti 2006 deri 2009, dhe nga vitit 2009 deri në vitin 2019 ka ushtruar detyrën e nënkryetarit në këtë institucion.

Bujar Spahiu ka marrë pjesë dhe ka përfaqësuar Komunitetin Mysliman në shumë takime të rëndësishme, organizime të ndryshme, konferenca, simpoziume, etj.

Ai është një njeri i ditur, i lexuar dhe korrekt në detyrën e tij të shenjtë, por mbi të gjitha njeri që ecën me kohën digjitale dhe ka mision brenda vetes që harmonia fetare të ruhet si një gjë e shenjtë që vetëm Shqipëria e ka në botë.

Ka patur shumë lojëra brenda qarqeve myslimane për ta larguar por ai mbeti kryetar sepse mbi të gjitha është NJERI.

SHKARKO APP