Lirohet Berisha, frymëzohet Meta ose futet Meta dhe del Saliu!

Editorialin e shikoni duke klikuar videon!

Lirohet Berisha, frymëzohet Meta ose futet Meta dhe del Saliu!

Gjykata e Posaçme ka liruar sot nga masa e sigurisë “arrest shtëpie” kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Ish kryeminisri Sali Berisha rifiton lirinë e plotë. Ndërkohë mësohet se SPAK do të bëjë ankimim në gjykatën e Apelit të Posaçëm sapo të zbardhet vendimi i sotëm i gjyqtares.

Revokimi i masës për Berishën është bërë nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Sali Berisha u vendos në arrest shtëpie më 30 dhjetor të vitit të kaluar, pasi SPAK ngriti ndaj tij akuzën për korrupsion pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Ja dhe njoftimi i gjykatës për lirimin e Berishës: Nisur nga interesi që ka në publik dhe në media dosja “Partizani”, në ngarkim të të pandehurve Sali Berisha, etj…, ju njoftojmë se:

Sot, më datë 27.11.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në nenet 228, 229, 230, 237 dhe 260 të K.Pr.Penale ka vendosur pranimin e kërkesës së kërkuesit të pandehurit Sali Berisha dhe revokimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”.

Menjëherë Berisha është drejtuar te Selia Blu ku u prit nga qindra demokratë. Më pas ai lëshoi akuza të forta ndaj Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

Nuk ka vonuar dhe ka reaguar menjëherë Ilir Meta. Si shkruan: “Përshëndetjet më të përzemërta për liderin e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha dhe urime për të gjithë qytetarët që duan dhe meritojnë një shtet të së drejtës! Në veçanti, dua të përshëndes Prof. Dr. Berishën me deklaratën time, si President i Republikës, të bërë më 22 maj 2021, kur ai u shpall “non grata”, sepse gjithmonë kam qenë i bindur se ajo fletërrufe u hartua kundër tij nga Edi Rama, Sorosi, Charles McGonigal, Rossini dhe Mcgonigalët e tjerë për të shkatërruar pluralizimin politik për qëllime korruptive dhe helmuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA.

Mirënjohje të jashtëzakonshme edhe për Gjykatën e Strazburgut, që si asnjëherë tjetër, e ka klasifikuar rastin “Berisha” si “leading case”, pra të rëndësishëm dhe e kanë komunikuar shumë shpejt këtë njoftim, pa pritur shterim të gjykatave të brendshme.

Desorosifikimi drejtësisë dhe shoqërisë tonë është një emergjencë kombëtare për të rivendosur shtetin e së drejtës dhe mbrojtur interesat kombëtare”, deklaron Meta.

Por i ka bërë pyetjen vetes Meta se kush e donte në burg Ilir Metën? A ka menduar se mund te ketë kompromis politik që del Saliu dhe futet Iliri në qelinë e burgut? E ka analizuar Meta se kush ia dha vulën e PD-së, Sali Berishës?

Gjithçka ndodhë, jetojmë në Tironë!

 

SHKARKO APP