LSI vazhdon fushatën intensive, kurse Rilindja blen edhe sondazhet!
Çdo palë zgjedhje, mbartin edhe sondazhe, të cilat herë-herë dalin pak a shumë të sakta dhe shumë herë janë krejtësisht të gabuara.
Por në këto zgjedhje të 25 prillit do kemi edhe sondazhe të paguara siç bën Rilindja e Edi Ramës, duke blerë çdo gjë.
Pasi ka blerë e shitur PPP, koncensione, tenderime, tokat, zonat turistike; kryeministri ka strategji të blejë edhe zgjedhjet e këtij viti. Në funksion të kësaj skeme kriminale, duke ditur se zgjedhjet do jenë një Referendum i madh popullor, ai po blen sondazhet e kompanive gjoja të huaja, por që paratë i marrin në Tiranë.
Kjo skemë dhallëzore është vënë në veprim për të ulur energjinë opozitare dhe krijuar përceptimin në publik me anë të sondazhëve se “prapë zgjedhjet i fiton Rama”.
Kaq mjafton për të dekurajuar dhjetra mijë votues antiRama.
Ndërkohë që pjesë e kësaj loje mbetet dhe taktika që gjoja për ti bërë të besueshme këto sondazhe, ngrenë paksa kuotat e PD, mbajnë stabël të PS apo edhe rrisin diku si në Tiranë, dhe ulin kastile LSI-në.
Realisht mbetet skemë djallëzore dhe e ideuar në kryeministri.
LSI vazhdon takimet pasi e dinte lojën e Ramës me sondazhet. Edhe në zgjedhje të tjera “sondazhet” e disa kompanive të “pavarura”, por që ushqehen me paratë e qeverisë, e nxirrnin LSI diku 3 apo 4 %. Por në qershor 2017 mori 20 deputetë.
Ndaj Monika Kryemadhi vazhdon takimet me njerëzit, duke mos e vrarë mendjen se çfarë sajon apo blenë Edi Rama!
Në një takim të zhvilluar me banorët e Fierit, kryetarja e LSI-së deklaroi se në qeverisjen e Ramës bizneset janë masakruar me taksa e gjoba dhe shumica e tyre ka falimentuar. Kryemadhi u shpreh se premtimet për ulje taksash janë pa sens në kohën kur edhe për shkak të krizës ekonomike dhe pandemisë, biznesi është në kushtet e mbijetesës. “Ka thënë që nuk do ketë as ulje as ngritje taksash. Nuk ka ca të ngrejë më se ka falimentuar biznesi. Nuk ka çfarë biznesi të tatojë më për shkak se njerëzit janë në limitet e mbijetesës”,- deklaroi kryetarja e LSI-së dje gjatë takimit me banorët në Fier. Kryemadhi u shpreh se vetëm gjatë pandemisë janë mbyllur 9 mijë biznese në Shqipëri dhe kjo është shira më e lartë në vendet e rajonit, që tregon për politikat e dështuara ekonomike të qeverisë “Rama”.
Kryemadhi shtoi se në këto vite biznesi ka njohur goditjet më të madhe që shteti i ka bërë sipërmarrjes së lirë. Sipas kryetares së LSI-së, vetëm miqtë e Edi Ramës dhe oligarkët kanë shtuar pasurinë dhe nuk kanë njohur krizë në bizneset e tyre. “Fasada dhe propaganda për mua është bërë e neveritshme dhe gjykatësit më të mirë të kësaj fasade janë qytetarët shqiptarë dhe sidomos biznesi sepse sado të flasim ne në TV janë njerëzit ata të cilët e vuajnë në kurrizin e tyre. Dhe sot nëse shqiptarët janë më mirë se 4 vite më parë. Nëse paguajnë më shumë ose më pak taksa se 4 vite më parë. Nëse energjia është më e shtrenjtë. Nëse shqiptarët humbasin vitet e punës atëherë e kuptojnë shumë mirë që propaganda është një neveri për qytetarët. Sepse vetë zotëria këtu ka shkurtuar stafin në biznesin e tij për shkak të pamundësisë së pagesës. Është arroganca që njerëzit e qeverisë po krijojnë me qytetarët dhe biznesin”,- deklaroi kryetarja e LSI-së.
Kryemadhi ka prezantuar dhe disa nga pikat e programit të LSI-së për biznesin dhe kompanitë që prodhojnë produkte vendase. Mbështetja ndaj fermerëve për të nxitur punësimin dhe ekonominë duke zeruar Tatimin mbi Vlerën e Shtuar është një prej premtimeve kryesore për zhvillimin e bujqësisë. “Një nga pikat tona kryesore është që produktet Made in Albania të jenë me TVSH zero. Kjo do të thotë që qumështi i Maqedonisë, Kroacisë, Bosnjës mos të vijë dhe të shkatërrojë tregun shqiptar, mos të shkatërrojë fermerët shqiptarë. Do të thotë që domatja, speci i Shqipërisë të kenë çmimin më të lirë sesa ato që vijnë nga importi. Dhe ti japim mundësi fermerëve tanë, blegtorëve, bujqësisë që të rimëkëmbet dhe të eci sa më shpejt”,- deklaroi kryetarja e LSI. Pjesë e paketës ndihmëse për fermerët do të jetë dhe subvencioni për çmimet e naftës, imputeve bujqësore dhe investimeve që do të kryejnë fermerët. Kryemadhi tha se është e papranueshme që një vend si Shqipëria që prodhon naftë, fermerët dhe qytetarët e paguajnë atë me çmimin më të lartë në vendet e rajonit. “Zona e Fierit, e Kuçovës, e Beratit prodhojnë 23 mijë fuçi naftë në ditë, ndërkohë që Maqedonia çmimin e naftës e ka gjysmë për gjysmë me çmimin tonë. Kemi dëgjuar premtimet boshe të Edi Ramës që thotë naftën pa akcizë dhe jo vetëm që nuk e dha naftën me akcizë, por e ka dhënë sikur traktorët e fermerëve tanë të jenë ‘Ferrari’. Tha që do heqim TVSH-në e imputeve, ua hoqi importuesve atë TVSH-në, por në fakt fermerët vazhdojnë e paguajnë kokërr më kokërr çdo lloj pesticidi, mos të themi ndoshta edhe më shtrenjtë”,- deklaroi kryetarja e LSI.
E megjithatë prapë e do një përgjigje kryeministri për sondazhet e blera!
Fjala vjen në Tiranë LSI do jetë një forcë kryesore në zgjedhje, aqsa tronditja ka kapur Edi Ramën dhe Erion Veliajn, por edhe të tjerë. Këtu jetojmë dhe takojmë njerëz të ndryshëm, se nuk po flasim për rrethet, LSI mbetet një forcë e kudogjendshme.
Sondazhi surrelas edvinist e nxjerr me një rënie gjoja të vogël, kur realiteti mbetet krejt ndryshe. Sidomos në Tiranë LSI do bëjë histori.
Ndaj sondazhet nuk besohen më, sikurse dështuan në SHBA me 2016, apo në itali, Greqi,etj. Por atje nuk blihen, por gjithsesi dolën krejtësisht në të kundërt. Kurse në Tiranë sondazhet nxjerrin shifra në varësi të thesit të qeverisë me euro.
Nëse qeveria i ka eurot 500-she, sondazhi e nxjerr Ramën fitues! Por edhe monedhat e tjera bëjnë punë!
/Mili Xhani/