Presidenti Meta: Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, jep një mesazh të fortë ku thotë se vendi nuk mund të futet në thes nga një çetë me banditë dhe oligarkë. Kreu i shtetit shton se zgjedhjet e 25 prillit do t’u kthejnë qeverisjen dhe drejtimin e vendit qytetarëve.
”Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë. HARROJENI! Më 25 prill 2021, Shqipëria në dorë të shqiptarëve”,-shkruan kreu i shtetit në facebook.