Mos u merrni me ambasadoren YURI KIM!
Nga Daniel Muçaku-
Një sondazh online po qarkullon në rrjetet sociale kundër ambasadores amerikane Yuri Kim se përse ajo mbështet kryeministrin Edi Rama dhe që sulmon ish-kryeministrin Berisha.
Po mblidhen firma online që nuk dihet sa janë të verteta, por nuk po merremi me numrin e tyre, por me thelbin.
Si ka mundësi që organizojnë sondazh dhe thirrje kundër ambasadores së një vendi mik, ndërkohë që nuk kërkojnë fjala vjen një protestë masive ndaj kryeministrit Rama? Si ka mundesi që heshtin për masakren që po bëhet ndaj rinisë së vendit e cila po ikën nga Shqipëria dhe nuk kërkojnë që iks ditë të mblidhen para kryeministrisë deri në largimin e kryeministrit?
Pse merren vetem me ambasadoren amerikane, e cila mirë apo keq, zbaton politikën e shtetit të saj në raport me Shqipërinë dhe veçanërisht ndaj ish-kryeministrit Berisha. Realisht ambasadorja nuk bën asgjë me shumë se sa e udhëzojnë shefat e saj në Uashington, ndaj pse sulmoni ambasadoren?
Nëse doni sinqerisht që të ndryshoni gjëndjen dhe rolin e ambasadores, bëni thirrje dhe ngrihuni kundër kryeministrit Rama që sot mbushi një vit qëkur mori zgjedhjet e 25 prillit.
Por pse rrini dhe shkruani kundër ambasadores ndërkohë që kryeministri Rama nuk do t’ja dijë për opozitën e shkërmoqur!
Kjo e gjitha që po ndodh të krijon një shije të keqe se dikush në selinë blu rri e keqpërdor rrjetet sociale gjoja sikur populli po voton kunder ambasadores amerikane!
Populli shqiptar voton qeverinë e tij dhe ndaj kësaj qeverie duhet të kërkojë llogari për gjendjen e renduar ekonomike, për largimin e rinsië nga vendi, për varfërinë. E çfarë pune ka ambasadorja më këto kur ajo përfaqëson shtetin me të fuqishëm në botë? Ajo zbaton pikë për pikë politikën e shtetit të saj, ndaj këto sulme duken si sulme moskovite në këto ditë lufte në Ukrainë!
Ndaj merruni me kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij!
Rama nuk ka opozitë serioze përpara dhe tallet, me ju dhe ne, që sot bëjmë sikur jemi sovranistë të tërbuar duke shkruar nëpër rrjete sociale kundër ambasadores.
Kjo që po ndodh me gjoja votime online kundër ambasadores është një çmenduri totale, një budallëk që nuk ka shok në botë pasi kjo vetëm sa përkedhel sedren e sëmurë të ndonjë politikani të goditur nga SHBA.
Kjo nuk është zgjidhje, kjo shpreh një miopi totale të atyre që e kanë sajuar dhe po e përhapin me vrap në rrjetet sociale se gjoja kaq e aq persona po votojnë kundër ambasadores amerikane Yuri Kim.
Nuk zgjidhet gjendja ekonomike dhe kriza politike në Tiranë duke sulmuar ambasadoren.
Ambasadorja Kim përfaqëson politikën e shtetit me të fuqishëm në botë dhe aleatit strategjik të vendit tonë, ndaj ndaleni këtë budallëk online sepse vetëm sa turperohemi si komb.
Nëse keni vertetë pasion dhe deshirë për drejtesi në Shqipëri organizohuni kundër kryeministrit Edi Rama që ka gjithë pushtetet në dorë.
Dhe për dreq ishte vetë PD që ja gjithë pushtetet në duar Edi Ramës.
Ndaj mos veproni në këtë mënyrë, sepse na krijoni një ndjesi turpi.
E fundit, pse nuk bëni thirrje për një datë proteste para kryeministrisë që të qëndroni ditë-natë deri në ndryshimin e situatës ekonomike të vendit, por rrini e sajoni kundër ambasadores amerikane.
Ambasadorët shkojnë e vijnë, por Shqipëria mbetet kjo këtu, e jona, ndaj le të merremi me qeverinë tonë se si ta ndryshojmë.