Ndihmojini mjekët jo vetëm me duartrokitje

Në këto ditë të vështira për gjithë kombin është e tepërt të flasësh sesa rëndësi ka jeta e njerëzve. Prioriteti numër një përballimin e kësaj të keqeje që është përplasur në dyert e shqiptarëve është shëndeti i qytetarëve. Jemi ende në fillim të një emergjence kombëtare dhe siç thonë dhe mjekët profesionistë, e vërteta e dëmit që shkakton ky virus do të na shfaqet, për fat të keq, në ditët në vijim. Sado e vështirë që të jetë, kjo është një betejë që nuk kemi asnjë rrugë tjetër, veçse ta fitojmë, me çdo kusht dhe me çdo çmim.

Paniku është fenomen njerëzor, por këto ditë nuk është koha për t’u udhëhequr nga instinktet, por nga arsyeja. Në vijën e parë të kësaj beteje janë mjekët, infermierët dhe gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor sot janë heronjtë vendit. Atyre po i kërkohet sakrifica më sublime dhe kanë nevojë për mbështetje, jo thjeshtë morale. Mbi të gjitha, ata kanë nevojë për gjithë lehtësirat që duhet t’u ofrojnë strukturat shtetërore. Po kaq e rëndësishme është që mjekët të ndihmohen nga qytetarët. Nuk mjaftojnë duartrokitjet në Tiranë. Sado emocionuese që të jenë shfaqet e solidaritetit sot qytetarët duhet të zbatojnë rregullat dhe të mos shtojnë problemet për sistemin shëndetësorë. Ky staf mjekësor që po punon me vetmohim do ta ketë shumë më të vështirë përballjen me situatën, nëse shqiptarët vazhdojnë të tallen rrezikun e koronavirusit. Raste si i Beratit dhe Durrësit, ku pacientët nuk treguan historikun e udhëtimeve dhe kanë fshehur gjatë vizitave simptomat e vërteta të gripit kanë sjellë rrezikimin e jetës së mjekëve dhe futjen e tyre në karantinë. Këto nuk janë gabime normale të qytetarëve. Jo, këto janë akte kriminale ndaj bluzave të bardha. Po kaq kriminale janë dhe mos zbatimet e këshillave të mjekëve për të qëndruar në shtëpi, për të shmangur tubimet dhe për të ndjekur këshillat. Ahengjet e qytetarëve në Shkodër dhe piknikët në rrethe e tjera të vendit, janë thjesht paralajmërim i numrit të të prekurve nga koronavirusi disa ditë më pas.

Pasuria më e madhe që kemi sot në përballjen e kësaj epidemie janë mjekët dhe infermierët. Mos respektimi i udhëzimeve të tyre dhe aq më keq fshehja e të vërtetës gjatë vizitave është akti më i çnjerëzor që mund të bëjnë qytetarët. Ndaj shumë mirë për duartrokitjet ndaj mjekëve dhe infermierëve. Ata kanë merituar prej kohësh dhe çdo ditë shumë më shumë se kaq. Por sot nuk mjafton. Sot duhet ti ndihmojnë në punën e tyre, të paktën duke mos i rrezikuar dhe duke mos ua shtuar presonin e një situatë anormale që po kalon vendi.

Mili Xhani

Lexoni edhe

Shkon në 38 numri i të infektuarve nga koronavirusi në vend

“Është vetëm fillimi!” Mjeku infeksionist: Ky virus ka frikë vetëm kujdesin e disiplinën

Covid-19/ Majko: Kjo situatë nuk është çështje ditësh! Durim dhe kurajo!

Ambasadorja Kim uron Ditën e Verës: Le të mbajmë distancë fizikisht,

Dom Gjergj Meta, qeveritarëve: Sigurohuni të mos mungojë sapuni dhe uji, lini mjekët të flasin

Këshilla e pedagoges shqiptare në Oxford: Ja pse sapuni vret virusin më mirë

SHKARKO APP