Ndryshime surprizë nga Edi Rama në PS

(Ky editorial mund të shikohet më i plotë si video)

Ndryshime surprizë nga Rama në PS

Edi Rama njihet për vendime të shpejta. Në mbledhjen e kësaj të mërkure të Asamblesë së PS kanë ndodhur disa ndryshime të paparashikuara.

Edi Rama ka propozuar Çuçin për të marrë drejtimin e grupit parlamentar socialist. Dhe natyrisht u zgjodh Çuçi. E meritonte se mbetet njeri korrekt.

Më herët këtë detyrë e ka mbajtur Taulant Balla, i cili pasoi Çuçin në postin e Ministrisë së Brendshme. Pra të dy këmbyen vendet.

Ndërkohë një lëvizje e beftë dhe e paparashikuar ka ndodhur me Damian Gjiknurin. Blendi Klosi është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm, i përkohshëm, pra deri në muajin shtator.

Largimi i Damian Gjiknurit në mënyrë të papritur, ku dihet se Gjiknuri ishte njeriu më i besuar dhe korrekt për Edi Ramën, kështu që duhet të jetë diçka që luhet nën rrogoz në PS.

Shkarkimi i tij dhe zëvëndësimi vetëm për një muaj deri në shtator, pasi do të zgjedhë sekretarin e ri të përgjithshëm, të krijon shije jo të mirë për vendimin e shpejtë.

Dhe që vetëm kryeministri e di.

Me emërimin e Taulant Ballës si ministër të brendshëm, u dukën se po lëkundeshin pozitat e Damian Gjiknurit, socialistit që i qëndroi përherë korrekt Edi Ramën që prej viteve kur ishin në opozitë.

Në qarqet e brendshme të PS-së flitej se Taulant Balla nuk e kishte pëlqyer kalimin e Damian Gjiknurit si drejtues politik në Elbasan. Bile këtë pakënaqësi Taulant Balla e manifestoi me njerëzit e tij në ndeshjen e kombëtares shqiptare te futbollit me parulla në dron që ishte kundër Edi Ramës.

Gjiknuri punoi në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 14 majit duke i dhënë fitoren PS-së në të 7 bashkitë, gjë që ishte shumë e vështirë.

Emri i Damian Gjiknurit u lakua në dosjen e SPAK për rastin e Arben Ahmetajt, por vetë Gjiknuri e mohoi se ka lidhje me akuza të tilla mediatike.

Largimi i tij në mënyrë kaq të shpejtë dhe pa motiv në PS tregon se Edi Rama ka informacione që nuk i kanë të tjerët ose grupi i Taulant Ballës ka fituar ndaj punës së deputetit Damian Gjiknuri, i cili nuk ka patur asnjë lobim në PS, por vetëm i ka shërbyer Edi Ramës.

Pra pyetja në PS mbetet: A e hodhi Damian Gjiknurin, kryeministri?!

SHKARKO APP