Nëse PD dhe LSI do jenë si Rama me pronarët e mediave, kurrë të mos e gëzojnë pushtetin!
Nga Herion Mesi-
Turp i madh se si mediat kryesore në vend, që në përqindje të madhe janë krejt të blera nga pushteti i radhës, merren me opozitën dhe jo me pushtetin.
Opozita sado e dobët apo me gabime të jetë nuk është rreziku më i madh apo e keqja numër një në Shqipëri. Opozita sado gabime të bëjë nuk rrezikon shoqerinë.
Është pushteti që kriminalizon median dhe shoqerinë. Mbetet pushteti ekzekutiv që korrupton pronarët e mediave me leje ndërtimi, me kulla, me koncesione apo PPP dhe këto si pronarë i sherbejnë kryeministrit Rama në mënyrë të pisët e kriminale.
Mjafton të shikosh mediat në Shqipëri dhe kupton se cilët janë të blerë dhe që rrijnë pas çdo pushteti të radhës.
Por nëse ka kryeministër në këto 30 vite që ka mbi 90 % të mediave nën kontroll apo të lidhura me interesa klienteliste është Edi Rama.
Por nëse PD dhe LSI, kur të vijnë në pushtet do të jenë si Edi Rama në raport me mediat dhe pronarët e mediave, kurrë të mos e gëzojnë pushtetin!