Opozita është Sali Berisha!

(Ky editorial është në video më i plotë, por mund të lexohet edhe si tekst)

Opozita është Sali Berisha!

Shkruar nga Daniel Mucaku-

Mazhoranca po sponsorizon dhe miklon çdo njeri apo grupim me tendencë opozitare që ta paraqesë si Opozita e vertetë.

Edhe Ilir Meta me PL po lufton fort për një forcë opozitare të qendrueshme, por prapë nuk e arrin PD e vertetë.

Demokratët janë rracë me gen të djathtë që kur lindin ndaj ata e duan Partinë Demokratike me shpirt me pasion dhe pa interesa xhepi dhe pazaresh.

Atë që i bëri Lulzim Basha demokratëve të krejt Shqipërise duke i tradhtuar dhe mashtruar derisa arriti t’ju sulmoje edhe liderin e tyre shpirteror, Sali Berishen, do të mbetet në historinë politike të vendit si besëprerja më e madhe ndër këto dekada të kohes së pluralizmit.

Partia Demokratike është Berisha dhe kushdo gënjen veten se mund ta zëvendësojë atë e ka gabim dhe do të jetë një zhgenjim i madh për cilindo që luan fshehur për ta spostuar në lidership.

Grupi Basha, të cilët mbledhin rreth vetes ca deputetë pa Identitet politik apo edhe disa të blerë nga pushteti i Edi Rames, nuk janë gjë tjetër vetëm një dështim dhe një thikë për opoziten e vertetë.

Nuk mund të pranohet nga askush se Enkelejd Alibeaj është PARTIA DEMOKRATIKE sepse kjo është një idiotsi e madhe dhe një pisllek i paguar  nga qeveria për të shkaterruar demokratët e vertetë.

Mjafton të shikosh se çfarë bëri Berisha në zgjedhjet e pjesshme vendore ku me zyra të pushtuara nga qeveria me deputetë demokratë të blerë nga PS, pa financa partie, pa logo dhe arriti të poshterojë Bashën dhe krejt shpuren e financuar prej pushtetit.

Disa prej deputetëve të PD që sot janë rreshtuar me Alibeaj dhe Bashen kanë marrin leje ndërtimi nga pushteti, kanë marrë dhe po përlajnë tenderime me shuma të mëdha nga pushteti.

E kemi thëë se Berisha ka faje që caktoi kryetar të PD, Bashën, por kjo nuk do të thotë se Berisha nuk është sot PD-ja e vertetë.

Vetëm të jesh qorr apo gomar mund të besohet se Partia Demokratike është grupi Alibeaj.

Nuk kam qenë me Berishën si ide politike , por nuk mund të hesht kur shikoj se gjoja PARTIA DEMOKRATIKE na qenka Enkelejd Alibeaj, një ish-minister i Saliut.

Nuk mund të mbyll gojen që të mos them të verteten se opozita sot për sot është vetëm Sali Berisha.

Ndaj nëse duan opozitëe dhe nëse synojnë të përmbysin qeverisjen e Rames, demokratët dhe krejt Opozita duhet të jenë me Sali Berishën.

Natyrisht duhet çdo opozitar dhe forcë politike që e ndjen veten opozitar të futen në një koalicion të madh me Berishën, pasi ai është PD historike dhe e vertetë.

 

SHKARKO APP